Ngritja dhe Fuqizimi i LIDERIT të Grupit Lokal të Veprimit (LAG) dhe Zhvillimi i një Strategjie për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal dhe Zhvillim Rural të Komunave të Kresna-s dhe Strumyani-t

  1. 1. Përshkrimi i problemit/nevojës për BNK-së

Që nga viti 2005, UNDP dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve ka realizuar pilot projekte për të informuar komunitetet rurale në Bullgari mbi zhvillimet më të fundit të politikave rurale të BE-së dhe Leader+ i BE-së, duke formuar Grupe Lokale të Veprimit (LAG) në disa komuna.

Në vitin 2006, Fondacioni për Reformën e Qeverisjes Lokale (FLGR) i bashkoi përpjekjet e institucioneve të lartpërmendura si një partner dhe ka inicoi hapat e parë drejt krijimit të Rrjetit Kombëtar për Zhvillimin Rural.

Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve ka përgatitur draftin e dokumenteve strategjike për aplikimin e Bullgarisë të Liaison entre actions de développement de l'économie rurale (LEADER) pas pranimit në BE. Disa organizata joqeveritare (OJQ) vendosën të harmonizojnë themelimin e LAG-eve në mënyrë që organizatat e reja ta zbatojnë vizionin e aplikacioneve të reja të qasjes së LEADER-it në Bullgari:

  • LAG-ët është dashur ta përfaqësojnë territorin rural të banuar nga së paku prej dhjetë deri në 100,000 njerëz.
  • LAG-ët  duhet të regjistrohen si OJQ.
  • Më pak se 50 për qind e Anëtarëve të Bordit e një LAG-u duhet të jenë përfaqësues të qeverive lokale.
  • Hartimi i strategjisë lokale (i financuar nga Programi Kombëtar për Zhvillimin Rural 2007-2013) duhet tu nënshtrohet konsultimeve publike me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara lokale.
  • Pas bashkërendimit të kushteve të reja, FLGR-ja, e ndihmuar nga donatorët e saj, ka iniciuar krijimin e LAG-ëve dhe zhvillimin e strategjive të tyre lokale në disa zona rurale. Njëra prej tyre ishte zona e komunave fqinje të Kresna-s dhe Strumyani-t. Udhëheqësve e të dy autoriteteve lokale iu është drejtuar FLGR-ja me një propozim që të fillojnë veprime të integruara për të krijuar një LAG dhe një strategji të përbashkët të krijuar të integruar të zonës lokale. Të dy kryetarët dhe ekipet e tyre komunale e përqafuan me dëshirë këtë projekt ide. Aktivitetet e projektit u realizuan sipas programit të FLGR-së ‘Përmirësimi i Mjedisit Shoqëror’ nëpërmjet mbështetjes financiare të Fondacionit Mott.

Në atë kohë, FLGR-ja tashmë kishte zhvilluar metodologji specifike për bazat e zhvillimit të komunitetit. Koj qasje e re i fuqizoi palët e interesuara lokale ti nënshtrohen një procesi të planifikimit nga poshtë e lartë për të përcaktuar politikën lokale. Ky koncept presupozon përfshirjen aktive të të gjitha grupeve të interesuara shoqërore, publike dhe ekonomike dhe të kuptuarit më mirë të parimeve dhe mundësitë e zhvillimit, të përfshirë brenda Programit Kombëtar për Zhvillimin Rural 2007-2013, dhe aplikacionin në të ardhmen të qasjes së LEADER-it.

Si hap të parë, FLGR-ja, së bashku me udhëheqësit e Kresna-s dhe Strumyani-t, ka punuar në ngritjen e vetëdijes dhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve rurale si dhe palëve të interesuara për planifikimin dhe shfrytëzimin e burimeve financiare. Ky qëllim do të arrihej nëpërmes rrjeteve, si dhe dizajnimin dhe zbatimin e një strategjie të integruar të zhvillimit lokal të zonës. Në të njëjtën kohë, iniciativa është pritur se do të përmirësojë BNK-në në mes dy komunave të vogla dhe lehtësojë krijimin e lidhjeve horizontale në mes të gjithë aktorëve rural, duke përfshirë bashkëpunimet publiko-private.

  1. 2. Përshkrimi i praktikës së BNK-së

BNK-ja Kresna-Strumyani është një proces i planifikimit afatgjatë strategjik për zhvillim të qëndrueshëm rural për të dy komunat, të cilat kanë krijuar dhe forcuar një LEADER LAG. Procedura ka përfshirë një sër diskutimesh lokale publike me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara të ndryshme shoqërore dhe ekonomike në nivelin komunal, në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë lokale.

Për të nisur bashkëpunimin, u nënshkrua një memorandum në mes të qeverive lokale të Kresna-s dhe Strumyani-t, dhe FLGR-së. Ky dokument paraqiti një përshkrim të detajuar për kontributin e secilës palë – financiar, njerëzor, ekspert dhe material – për të gjithë procesin. Memorandumi gjithashtu ka vendosur orarin e veprimtarive dhe afatet kohore për procesin: shtator-dhjetor 2006. Pasi që kjo periudhë ka qenë shumë e shkurtër dhe intensive, mbarëvajtja e projektit ishte varur nga bashkërendimi me kohë në mes të menaxhimit të programit, komunave dhe ekspertëve të përfshirë. Edhe më e rëndësishme ka qenë se si do të lehtësohet dhe moderohet pjesëmarrja e publikut për të siguruar ngritjen e kapaciteteve dhe përfshirjen aktive. Gjatë asaj periudhe, pesë sesione për diskutime publike janë mbajtur (një sesion i përgjithshëm dhe katër sesione tematike, secili nga katër orë).

Është ngritur një grup operativ lokal, që vepron si njësi bazë organizative dhe ekspert në nivelin lokal. Përbëhet nga katër përfaqësues nga administratat komunale (dy nga secila komunë), përfaqësues nga OJQ- të vendore dhe qendrave të komunitetit.

Qëllimi përfundimtar i procesit ka qenë regjistrimi në gjykatë i LAG-ut sipas Aktit të Organizatave Pa-Përfitim, përfaqësuar nga organet e komunave përkatëse. Ishte parashikuar se LAG Kresna–Strumyani dhe strategjia e integruar e zhvillimit të saj do të përputhet me të gjitha kërkesat e LEADER bullgar dhe do të miratohet për financim nga Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve.
Iniciativat janë organizuar dhe strukturuar sipas idesë së qasjes transparente dhe pjesëmarrëse nëpërmes pesë konsultimeve publike lokale. Kjo qasje ka ndjekur formulën e suksesshme të Programit ‘Komuniteti i FORUMIT’ të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që është zbatuar në Bullgari përmes FLGR-së që prej vitit 2000. ‘Qasja Zvicerane’ bazohet në parimet e demokracisë pjesëmarrëse, ndonjëherë e quajtuir si ‘demokracia direkte’, e cila inkurajon pjesëmarrje të gjerë të zgjedhësve në procesin e përcaktimit të politikave publike. Vetë qasja siguron qartë përgjegjshmërinë dhe transparencën e vendimeve. Veç kësaj, në mënyrë që të zgjerojë mbulimin e informacionit, pesë çështje të Buletinit të Forumit ishin shtypur dhe shpërndarë në publik. Ato kishin për qëllim që ta informonin publikun rreth zhvillimeve, objektivave të procesit, çështjeve kryesore dhe vendimeve.

FLGR-ja, si ofrues kryesor i metodologjisë, mbështetjes financiare dhe të ekspertëve për procesin, dhe qeveritë lokale të të dy qeverive lokale fqinje kanë vlerësuar procesin. Një ekspert nga jashtë ka vlerësuar cilësinë e strategjisë së zhvilluar.

  1. 3. Themelimi i praktikës së BNK-së

Hapat e parë për të iniciuar praktikën e mirë të BNK-së janë bërë nga FLGR si një ‘ishull i ekspertizës’ dhe lidershipi lokal. Kryetarët e Komunave të Kresna-s dhe Strumyani-t shfaqën një interesim shumë të lartë në mundësinë që fondet e BE-së do të ofronin zhvillim të integruar të zonave rurale. Ata e kuptuan idenë e përpjekjeve të përbashkëta për shkak të vetëdijes së tyre të potencialit të kufizuar të komuniteteve të tyre për tu zhvilluar ndaras. Në fakt, këto dy komuna fqinje janë të vogla, të përbëra vetëm nga fshtara, dhe qasja e LEADER-it do të mund të luante një rrol të rëndësishëm në motivimin e anëtarëve të komunitetit lokal të jenë aktiv dhe ta ndryshojnë në mënyrë pozitive ambientin e tyre shoqëror dhe ekonomik.

FLGR-ja kishte për qëllim të ndihmojë profesionalisht të dy komunat që ti nënshtrohen procesit të hartimit të strategjisë së përbashkët komunale për zhvillimin e zonës, duke përfshirë në mënyrë efektive një gamë të gjerë të palëve të interersuara lokale.

Hapat e parë kanë përfshirë nënshkrimin e meorandumit, që theksoi përgjegjsmërinë e të trija palëve dhe kishte ofruar një orar të veprimtarive.

FLGR-ja ofroi:

  • një moderator për pesë sesionet e planifikuara publike;
  • kontributi financiar për pesë muaj për një asistent moderator, ekspert lokal;
  • kontributi financiar për pesë muaj për katër anëtar të paguar të grupit operativ lokal (dy nga secila administratë nga dy komunat);
  • kontributi financiar për shpërndarjen e pesë Buletineve të Forumit;
  • ekspert/ligjërues për pesë sesione publike, udhëtimi i tyre dhe shpenzimet e tjera;
  • një ekspert për të konsultuar lidhur me strategjitë lokale;
  • kontributi financiar për materialet e punës për pesë senacat dëgjimore publike dhe multimedia;
  • trajnimi i grupit lokal operativ.

Në të njëjtën kohë, dy komunat u pajtuan që të sigurojnë

  • mbështetje teknike për përgatitjen e materialeve punuese për sesionet;
  • salla për sesionet publike dhe pajisje të zërit;
  • pushime për kafe dhe shpenzime të udhëtimit për pjesëmarrësit në sesione;
  • kanalet e informacionit;
  • taksat gjyqësore për regjistrimin e LAG-ut si OJQ.

Diskutimi i parë publik (Sesioni i Infomatatve

Diskutimi i parë publik, “Forumi për Diskutim Ndër-Komunal për Planifikimin e Iniciatiaveve të Përbashkëta Rajonale: një Model i Suksesshëm për Zbatimin e Qasjes LEADER”, u mabjt më 13 shtator 2006 në Strumyani. Më shumë se 40 përfaqësues nga komunitetet lokale morën pjesë në Forum për të marrë më shumë informata për iniciativat. Iniciativat kishin të bënin me çështejt si: qasja LEADER të BE-së; si të krijohet LAG, dhe si të zhvillohet një strategji lokale e zhvillimit

Një pjesë tjetër e Forumit ishte edhe prezantimi i Planit Strategjik Kombëtar për Zhvillimin Rural, që ofron një kontekst të përgjitshëm kombëtar për operacionet e mëtejme dhe veprimtarive e LAG-ut dhe strategjive të tyre. Si rezultat i senacës së parë publike dhe diskutimit të hapur, pjesëmarrësit vendosën që LAG i tyre i ardhshëm do të titullohet: ‘Grupi i Veprimit Lokal Kresna dhe Strumyani – Zhvillimi pa Kufij’.

Iniciativat në mes sesioneve publike.

Trajnimet pët ngritjen e kapaciteteve iu janë ofruar anëtarëve të grupeve lokale operacionale më 27 shtator 2006, që mëtuan të ofrojnë infromata praktike dhe teorike për 20 pjesëmarrësit mbi parimet kyçe të qasjes LEADER, instrumentet e tij dhe sfidat; kërkesat kryesore për krijimin e LAG-ëve dhe strategjive të tyre, aspektet praktike të përmbajtjes së strategjive dhe përvojave nga LAG-ët europian. Pjesëmarrësit në trajnim ishin përfaqësues të admisnistratave komunale të dy komunave, dhe përfaqësuesit e OJQ-ve dhe qendrat e komuniteteve, që shfaqën dëshirën e tyre që të jenë të përfshirë në procesin e themelimit të LAG Kresna – Strumyani dhe zhvillimin e strategjisë lokale.

Më pas, grupi operativ filloi të punojë në analizën socio-ekonomike të territorit duke shqyrtuar burimet njerëzore, financiare, natyrore, shoqërore dhe ekonomike, dhe identifikimin e problemeve të përbashkëta dhe potencialin e përbashkët të zhvillimit. Procesi ishte udhëhequr nga ekipi FLGR dhe moderatori.

Sesioni Tematik 1: “Grupi Lokal i Veprimit dhe Strategjia e Zhvillimit Lokal”
Sesioni i parë tematik ishte mabjtur në Kresna më 10 tetor 2006. Njëzet e nëntë pjesëmarrës morën pjesë në forum, duke përfaqësuar adminstratat komunale, ndërmarrësit, bujqit, OJQ-të dhe institucionet shoqërore.

Gjatë sesionit u prezantuan rezulatatet e punës së grupeve operative. Pjesëmarrësit debatuan hapur mbi vizionin e përbashkët, misionin dhe problemet për zhvillimin e zonës. U paraqitën infromatat shtesë për elementë specifik të LAG: statusi i tij, roli dhe funskionet; zgjedhja e Organit të tij Drejtues, procedurat për vendimarrje dhe përfshirjen e të gjita palëve të interesuara në proces. Në senacë u paraqit për diskutim zgjedhja e grupit punues, i cili do të hartojë parimet e veprimeve të LAG-ut, përcaktojë procedurat e vendimarrjes, synimet dhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues. Të gjitha këto kërkesa kryesore ishin pjesë e Kornizës Kombëtare dhe Udhëzimeve për Themelimin e LAG-ëve.

Sesioni gjithashtu u përqendrua në prezantimin e përbërësve kryesor të një mostre të strategjisë zhvillimore lokale, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të jenë në dijeni për hapat vijues që do të ndërmirren si pjesë e procesit të zhvillimit të strategjisë.

Senaca njoftoi hapjen e një procesi publik për shprehjene interesit për të qenë pjesë e LAG në emër të publikut lokal, palëve të interesuara private dhe civile. Procesi gjhithashtu ishte ‘ndezur’ nga ofrimi i rregullt i informatave në buletin.

Iniciativat në mes të sesioneve publike

Moderatori i procesit i organizoi dy takime pune me grupin lokal të veprimit. Takimi i parë u mabjt më 27 nëntor 2006 për ta përgatitur përmbajtjen e çështejes së parë të Buletinit të Forumit, duke ofruar informata për zhvillimet, synimet e procesit, çështejet kryesore tematike.

Takimi i dytë i punës u organizua më 31 tetor 2006. Gjatë takimit, grupet tematike punuese zhvilluan analizia për Përparësitë Dobësitë Mundësitë Kërcënimet (SWOT) që shërbejnë si pikë hyrëse për formulim të mëtutjeshëm të synimeve strategjike dhe strategjive lokale. Kishte disa grupe tematike punuese: “Burimet Natyrore”, “Infrastruktura Teknike”, “Burimet Njerëzore dhe Infrastruktura Shoqërore”, “Burimet Ekonomike”, “Qeveritë Lokale dhe Shoqëria Civile”.

Sesioni Tematik 2: “Strategjia e Zhvillimit Lokal – nga Përcaktimi i Prioriteteve dhe Idenitfikimi i Masave që do të ndërmerren dhe Projektet që do të Zbatohen”

Sesioni tematik i radhës pas një sër diskutimeve publike ishte mabjtur më 3 nëntor 2006 në Strumyani, me më shumë se 40 pjesëmarrës. Ata morën pjesë në mënyrë aktive në diksutime dhe dhanë shumë ide dhe sugjerime për rezultatet e paraqitura të analizave të SWOT. Në fund, ata ranë dakord për mundësitë e propozuara të përbashkëta për zhvillimin e komunave dhe arritën një konsensus lidhur me fushtat probelmatike të idnetifikuara.

Pjemarrësit në debat gjithashtu ranë dakord për një mision dhe vizion të përbashkët për rajonin dhe Grupi Lokal i Veprimit (LAG) dhe përcaktuan synimet kryesore strategjike të zhvillimit të strategjisë lokale.

Veç kësaj, lista e masave dhe verpimtarive zgjedhura brenda Planit Strategjik Kombëtar për Zhvillimin Rural ishte prezantuar që të futet direkt në projektet brenda strategjisë lokale. Hapi tjetër për palët e interesuara ishte që të diskutojnë idetë e tyre dhe të arrijnë konsensus lidhur me veprimtaritë që do të ishin më të duhurat për rajonin Kresna-Strumyani, dhe që do të mund të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe të përmirësojnë cilësisnë e jetesës së qytetarëve të tyre.

Iniciativat në mes të sesioneve publike

Grupi bazë lokal, i ndihmuar nga vullnetarë të ndryshëm, filloi me përgatitjen e çështjes tjetër të Buletitnit. Përveç kësaj, të gjitha lajmet dhe zhvillimet e procesit ishin të mbuluara në mënyrë të rregullt nga buletinet komunale të të dyja komunave; njoftimet e veçanta ishin bërë nga programet e TV-ve dhe radiove lokale dhe rajonale.

Një Takim i Grupit Punues ishte zhvilluar më 17 nëntor 2006 në Kresna, në mënyrë që të finalizohet përcaktimi i misionit, vizionit dhe synimet strategjike të strategjisë dhe të zhvillojë më tej fushat e veta të prioritetit dhe masat konkrete/projektet (bazuar në rezultatet nga diskutimet në senacën e kaluar publike).

Edhe një takim tjetër pune ishte organizuar më 23 nëntor në Kresna që të diskutohen dhe hartohet propozimi për aktet nënligjore dhe procedurat e brendshme të LAG-ut, që u diskutua publikisht në sesionin e radhës.

Sesioni Tematik 3: “Strategjia e Zhvillimit Lokal – nga Përcaktimi i Prioriteteve dhe Idenitfikimi i Masave që do të ndërmerren dhe Projektet që do të Zbatohen”

Sesioni i tretë tematik u organizua më 1 dhjetor 2006 në Kresna, me më shumë se 45 pjesëmarrës nga komunitetet lokale pjesëmarrëse në këtë ngjarje. Ky diskutim publik u përqendrua në prezantimin përfundimtar mbi misionin, vizionin, synimet strategjike për rajonin dhe të gjitha masat që do të përfshihen në strategji për dy fushat prioritare:  “Përmirësimi i cilësisë së jetës në zonat rurale dhe rritja i ekonomisë rurale” dhe “Ruajtja e natyrës, menaxhimi i qëndrueshëm i tokës dhe përdorimi i burimeve natyrore”. Pas debatit, pjesmarrësit u pajtuan për masat e sugjeruara.

Hapi tjetër ishte diskutimi i projekt ideve të dala nga palët e ndryshme të interesuara (në veçanti bujq, prodhues, pornarë të hoteleve dhe anëtarë të kooperativave bujqësore). Pjesëmarrësit, të ndihmuar nga moderatori i diskutimit, theksuan disa ide dhe projekte që do të mund të përfshihen në strategjinë lokale nën këtë fushë prioriteti. Veç kësaj, pjesëmarrësve iu ofruan disa mundësi që të konsiderohen brenda strategjisë, lidhur me bashkëpunimin dhe rrjetin midis LAG-ëve të tjerë, veprimet për ndërtimin e kapaciteteve për komunitetet lokale dhe promovimin e zonës. Pjesa e fundit e senacës publike ishte përqendruar në identifikimin e kritereve dhe procedurave për anëtarësim në LAG.

Iniciativat në mes të sesioneve publike

Një takim i grupit punues ishte mabjtur në mes të senacave më 12 dhjetor 2006 në Strumyani, për të diskutuar dhe finalizuar të gjitha masast që do të përfshihen brenda strategjisë lokale. Këto janë kategorizuar në tri akse prioritare: Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe qasja në shërbime në zonat rurale; Rritja e ekonomisë rurale dhe zhvillimi i sektorit bujqësor; Zhvillimi kulturor, rural dhe i turizmit natyror.

U diskutuan gjitashtu edhe hapat praktik për përgatitjen e sesionit të fundit tematik, që gjithashtu do të përfshinte krijimin e LAG-ut. Përfaqësues të ndryshëm të palëve lokale të interesuara ofruan informata dhe inkurajim. Shumë nga pjesëmarrësit u ftuan në sesionin e radhës për të formuar Asemblenë e Përgjitshme që të themelohet LAG-u.

Takimi i radhës i grupit punues u mbajt më 20 dhejtor për të finalizuar ligjet dytësore të OJQ-së dhe rendin e ditës për sesionin tjetër; përgatitjen e ftesave dhe mbulimin e mediave.

Sesioni Tematik 4: Prezantimi i rezultateve nga procesi – Grupi Lokal i Veprimit dhe Strategjia e Zhvillimit Lokal të tij

Sesioni i fundit publik u mabjt më 26 dhjetor 2006 në Strumyani; ishte sesioni ku u paraqitën rezulatatet dhe të arriturat nga të gjitha përprjekjet dhe kontributet në proces të bëra nga komunitetet lokale, komunat, FLGR-ja dhe palët e ndryshme të interesuara lokale. Rendi i ditës përfshnte një prezantim zyrtar të strategjisë së zhvillimit lokal, siç është përcaktuar dhe diskutuar me popullatën e dy komunave. Forumi publik gjithashtu ofroni një mundësi për përfaqësuesit e ndryshëm lokal që ti ndajnë vështrimet e tyre dhe mësimet e nxjerra gjatë procesit. Ky takim gjithashtu ishte takimi i parë zyrtar i Asemblesë së Përgjitshme, në të ardhmen LAG. Asembleja diskutoi dhe miratoi ligjet dytësore të organizatës, objektivat e saj dhe hapat vijuese. U praqit një listë e të gjithë anëtarëve të mundshëm të LAG-ut, që në fakt përbëhej nga anëtarët themelues të Asemblesë së organizatës, duke përfshirë 40 përfaqësues lokal nga sektorët publik, privat, ekonomik, shoqëror dhe ata të shoqërisë civile.

Këshillat Komunale të të dy komunave mbështetën punën e LAG-ut në të ardhmen përmes vendimeve zyrtare të Këshillave, duke theksuar dëshirën e qeverive lokale të bashkëfinancojnë zbatimin e strategjisë lokale në të ardhmen – pas miratimit për financim.

Në nivelin komunal, përkatësia politike nuk ka pasur ndikim në krijimin e LEADER LAG.
Në nivelin kombëtar, dokumentet strategjike pësuan disa ndryshime. Kur Bullgaria përballej me vështirëi të mëdha në përdorimin e fondeve të BE-së (disa nga ato të ngrira nga BE-ja) zbatimi i LEADER-it ishte shtyrë për dy vite dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimeve ndryshoi qasjen e saj (duke përfshirë ndërrimin e emrit). Ishte vetëm viti 2008 kur u lëshua thirrja e parë për aplikim për mbështetje teknike për të krijuar LAG sipas qasjes së LEADER-it. Komunat e Kresna-s dhe Strumyani-t aplikaun dhe u zgjodhën të marrin mbështetje financiare dhe teknike për zhvillimin e strategjisë së zhvillimit të integruar. Është parashikuar që procesi do të shkojë pa probleme dhe me një mirëkuptim më të madh dhe mbështetje nga partnerët socio-ekonomik dhe qytetarët, që do të çojnë në miratimin e strategjisë së azhurnuar për financim. Moderatori nevojitet për diskutime publike; ekspertët nevojiten për formulimin dhe zhvillimin e strategjisë; dhe avokati nevojitet për çëshjtjet e regjistrimit në gjyaktë.

FLGR dhe Fondacioni Mott kanë mbështetur praktikën me finacim, ekspertizë dhe pajisje. Edhe më me rëndësi, lidhjet në mes të strategjive kombëtare dhe masat e tyre për dokumentet strategjike në nivelin lokal do të mund të shpjegohen në një mënyrë të kuptueshme. Ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e strategjisë së përbashkët dhe kërkimi për veçoritë e përbashkëta, problemet dhe sfidat për të dy komunat kanë qenë gjithashtu kyçe në suksesin e praktikës.

Iniciativa nuk do të mund të ishte zbatuar me kaq efektivitet dhe për një kohë kaq të shkurtër pa mbështetjen e donatorit. Temat e procesit të planifikimit të BE-së ishin të reja dhe të vështira për tu kuptuar nga njerëzit rural. Atyre u nevojiteshin përkthyesit që të shihnin nëpërmes zhargonit të BE-së dhe për të krijuar një opinion të informuar për mundësitë të cilat i ofron qasja LEADER për zhvillimin e integruar të fshatrave të tyre. Kjo praktikë nuk do të zbatohej pa ndihmën e ekspertëve dhe ligjëruesve të trajnuar.

Në fillim të vitit 2009, LEADER LAG në rajonin Kresna-Strumyani ishte miratuar për mbështetje teknike, financiare dhe eksperte nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimeve. Zhvillimi i strategjisë së azhurnuar dhe regjistrimi në gjykatë i LAG-ut si OJQ duhet të arrihet brenda një viti. Deri më tani, rreth 80 aplikacione janë miratuar për ndihmesë teknike, dhe vetëm 50 LAG dhe strategjitë e tyre do të financohen mbi bazën konkurruse në periudhën e programimit 2007–2013. Në rast se iniciativa e Kresna-s dhe Strumyani-t nuk merr fonde (p.sh. për shkak të ngrirjes së fondeve të BE-së), do të jetë e mundur të aplikohet në periudhën tjetër të programit.

Vështirësitë kryesore janë mungesa e përvojës në kërkimin dhe formulimin e interesave të përbashkëta të të dy komunave fqinje dhe në formulimin e dokumenteve strategjike kombëtare.

Faktorët kryesorë të suksesit janë:

  • 1.    Përkushtimi i udhëheqësisë komunale
  • 2.    Përfshirja e një game të gjerë të palëve të interesuara lokale
  • 3.    Transparenca e procesit
  • 4.    Vizioni i qartë mbi mundësinë e zhvillimit në të ardhmen përmes përdorimit të fondeve të BE-së.
  1. 4. Përfitimet dhe mangësitë e praktikës së BNK-së

Përfitimet

Për komunat partnere

BNK-ja ka treguar hapa pozitiv drejt zhvillimit të përbashkët të territorit të dy komunave fqinje. Gjithashtu ka çuar në ndërtimin e kapaciteteve lokale për menaxhimin e fondeve të decentralizuara.

Për qytetarë

Përfitimet për qytetarët përfshinë cilësi më të mirë të zhvillimit të politikave lokale, dhe marrja e përvojës në zbatimin e procesit pjesëmarrës dhe përfshirja efektive e një game të gjerë të akterëve lokal. Këta akter përfshijnë sektorët publik, komunal, dhe të biznesit, NMV-të, OJQ-të, qendrat për komunitet, përfaqësuesit buqësor dhe ata nga pyjet, institucionet shkollore dhe shoqërore, dhe të rinjtë, minoritetet dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Mangësitë

Për komunat partnere

Një problem do të mund të shfaqej në përcaktimin e vendit të zyrës qendrore të LAG-ut. Zgjidhja ishte se zyra qendrore do të vendosej në fshatin kryesor të Strumyani-t dhe Zyra e Degës së LAG-ut do të vendosej në fshatin kryesor të Kresna-s.

Për qytetarët

Edhe pse jetojnë në komunat fqinje, anëtarët e komuniteteve kanë pasur mundësi të pakta të njihen me njëri tjetrin dhe të punojnë për detyrat e përbashkëta. Megjithatë, gjatë procesit të zbatimit të fazave të ndryshme të BNK-së, ata së bashku kanë gjetur dobësi të përbashkëta dhe mundësi për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe aktivitetin afarist, dhe kërkimin e mënyrave të përbashkëta që të përfitojnë nga situata.

  1. 5. Planet e ardhshme për zhvillimin e praktikës së BNK-së

Nëse miratohet strategjia, do të merr financimin nga Plani Kombëtar për Zhvillimin e Zonave Rurale dhe Fondi Rural Evropian, dhe mikro projektet lokale do të fiancohen. Udhëheqësisë së krijuar të LAG-ut do ti nevojiten më shumë aftësi dhe kompetenca.

Rregullat kombëtare për krijimin e LEADER LAG nuk e lejojnë zgjerimin e numrit të komunave partnere, ose ndryshimin e formës ligjore të bashkëpunimit

  1. 6. Mësimet kryesore të nxjerra në ngritjen e BNK-së dhe bërja e saj një sukses
  • Procesi  i vërtetë i integrimit europian përbëhet nga mësimi për të dhe zbatimi i standardeve europiane.
  • Të meduarit strategjik mund të jetë në dispozicion për njerëzit të cilët, para pjesëmarrjes së tyre në proces, kanë besuar se ka qenë e pamundur për ta.
  • Transparenca dhe qasja e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë është e një rëndësie të lartë për procesin.
  • Për shkak të kërkesave të veçanata, nevojitet ndihmesa e ekspertit dhe ajo metodologjike.


BNK mund të përsëriten nga komunat e tjera.
Thirrejt për fonde duhet të shpallen në kohë të duhur dhe me rregulla të qarta.

Në mënyrë që të përsëritet kjo BNK, duhet të zhvillohen fushata informuese rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zhvillimin e Zonave Rurale dhe ndarja e praktikave të mira.

  1. 7. Gatishmëria për të mbështetur komunat e tjera për krijimin e BNK-së

Praktika mund të ofrojë këshilla për të dhe të ndajë përvojat me komunat e tjera të cilat dëshrojnë të krijojnë BNK.