Planifikimi i integruar zhvillimor në komunat Bolyarovo dhe Straldzha

  1. 1. Përshkrimi i problemit/nevojës për BNK

Në vitet e fundit, komunat bullgare janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshme për nevojën e bashkëpunimit ndër-komunal (BNK), në realizimin e projekteve të përbashkëta, ofrimin e shërbimeve të përbashkëta, qasjen në kredi bankare dhe lëshimin e letrave me vlerë.

Nevoja për BNK-së lind nga nevoja për të zgjidhur problemet me interes të përbashkët me ndikim rajonal duke bashkuar burimet dhe për të shmangur dyfishimin e veprimeve dhe të shpenzimeve. Kështu, krerët komunal gradualisht vendosën që të bashkojnë përpjekjet për të arritur zhvillim më të efektshëm dhe të qëndrueshëm të komuniteteve.

Një proces i tillë i zhvillimit rajonal natyrisht se kërkon bashkëpunim të qëndrueshëm në mes të komunave. Së pari, duhet të identifikohen projektet e përbashkëta dhe pastaj të integrohen në politikat shtetërore dhe në programet e zhvillimit rajonal.

Jo befas, Fondet Strukturore dhe të Kohezionit të BE-së luajnë rol vendimtar në krijimin e partneriteteve komunale. Në shumë raste, brenda kuadrit të një projekti të veçantë, bashkëpunimi në mes të komunave është një kriter i detyrueshëm për të aplikuar për fonde ose Programe operative.

Në përpjekjet e saj për të nxitur rritjen e përgjithshme ekonomike dhe sociale, Fondi Strukturor i BE-së kërkon një plan të integruar të zhvillimit rajonal për përfituesit potencial. Për shembull, Operacioni 43, prioriteti 4 ‘investimet në shkallë të vogël’ nga programi bullgar Operativ për Zhvillimin Rajonal 2007-2013, kërkon një plan të konsoliduar zhvillimi për territorin si një dokument të detyrueshëm mbështetës.

  1. 2. Përshkrim i praktikës BNK

Duke synuar promovimin e decentralizimit dhe një pjesëmarrje të fuqishme të qytetarëve në qeverisjen lokale, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për Bullgari zbatoi ‘Programin pjesëmarrës të forumit’ 2.000-200, i cili lidh segmentin privat, civil dhe publik, joformal dhe formal të shoqërisë.

Forumi është takim publik i qytetarëve, për të diskutuar çështje të rëndësishme me interes të përbashkët. Takimet e forumit u mbajtën në një vend neutral dhe diskutimet u udhëhoqën nga një moderator i pavarur, pa ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me Forumin.

Pjesëmarrësit e ulur në tryezë përfaqësonin grupet e ndryshme të palëve të interesit. Struktura e Forumit duhet të përshtatet me temën dhe përmbajtjen e saj. Një sesion i Forumit me të paktën gjashtë pjesëmarrës për një grup të palës të interesit, dhe 6-10 tabelat paraqet një ngjarje të madhe publike që përfshin rreth 60-80 pjesëmarrës aktiv. Audienca mund të arrijë deri në 100 persona me mysafirë, media dhe ekspertët.

Diskutimet e forumit vazhdojnë për disa seanca, dhe për shkak të punës përgatitore të konsiderueshme mund të ketë nevojë për intervale 4-6 javore. Proceset e diskutimit çojnë grupet në konsolidim të interpretimeve të tyre për çështjet dhe për të rënë dakord për zgjidhje të përshtatshme. Grupet hartojnë rekomandime për administratat lokale dhe institucionet tjera ose plane strategjike të zhvillimit. Ata gjithashtu dakordohen për projekt ide, caktojnë prioritetet e tyre, dhe zhvillojnë projekt propozime. Një fond i përbashkët është themeluar për financimin e projekteve, me kontribute nga donatorët dhe komunat. Pjesëmarrësit e Forumi zbatojnë projektet e miratuara me konsensus.

Faza e zbatimit të projekteve të përzgjedhura nga Forumi pason pas përfundimit të seancave. Faza përfshin vetëm grupet e punës në krye të projekteve përkatëse. Ata monitorojnë zbatimin dhe rezultatet e projekteve.

Forumi mund të realizohet në nivel komunal, nën-komunal, rajonal dhe kombëtar.

Mbështetja e programit konsiston, në mes tjerash, në orientim të asistencës, organizim, ekspertizë, trajnime dhe ndihmë financiare. Moderatori asistent dhe ekspertët nga administratat komunale (tre persona nga secila komunë) formojnë një ekip lokal për të ndihmuar funksionimin e procesit të Forumit.

  • Buxheti operativ për sesionet e forumit dhe aktivitetet në mes të sesioneve
    SDC – BGN15,000
    Straldzha & Bolyarovo – kontribut në natyrë nga të dy komunat
  • Fonde i projektit
    SDC: BGN60,000
    Straldzha & Bolyarovo: BGN13,000
  • Financimi mesatar i projektit
    SDC: 48 për qind
    Straldzha & Bolyarovo: 11 për qind
    Partnerët e projektit: 30 për qind

Faktorët e qëndrueshmërisë

  • Janë dhënë rekomandimet për zgjidhjen e problemeve specifike të regjionit
  • Është zhvilluar një plan i integruar i veprimit, përfshirë një listë të projekteve të pranueshme për financim nën Programin operativ regjional
  • Janë zhvilluar dhe zbatuar projektet e veçanta
  • Janë vendosur partneritetet e qëndrueshme
  • Është përmirësuar kapaciteti lokal për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta në partneritet.

Llogaridhënia para qytetarëve
Një tipar i Forumit është transparenca e procedurave dhe veprimeve. Një listë e rregullave mbahet në ekran ose tabelë gjatë seancave, që është e hapur për mysafirët e jashtëm. Ftohen anëtarë e medieve dhe një buletin botohet dhe shpërndahet në mjedisin e gjerë të forumit pas çdo seancë.

Monitorimi dhe vlerësimi

SDC ka fuqizuar dy OJQ për të asistuar dhe monitoruar procesin.
Balkan Assist shërben si zyrë forumi. Foundation for Local Government Reform (FLGR) shërben si Zyrë programi i forumit. Të dy organizatat i raportojnë rregullisht Komisionit drejtues të SDC–Bullgaria, që monitoron procesin dhe punën e palëve të përfshira.
Projekti është hartuar gjatë procesit të forumit, dhe qeveritë lokale kanë monitoruar cilësinë e zbatimit të tij, që ata kanë financuar.

  1. 3. Vendosja e BNK-së

Në vitin 2004–2005, Komuna Bolyarovo është zgjedhur në bazë të konkurrencës për të marrë pjesë në procesin e forumit në nivel komunal.

Pas përfundimit të suksesshëm të procesit dhe disa projekteve, dhe shpalljes së fazës së radhës së programit të Forumit, komunës Bolyarovo iu afrua komuna Straldzha për të aplikuar bashkërisht për forumin regjional aktual. Tema u zgjodh në bazë të joshjes së saj të mundshme të fondeve të BE-së përmes Programit operativ të quajtur ‘Zhvillimi regjional’, Operacioni 43, prioriteti 4, “Investimet në shkallë të vogël”.

Ideja e dy komunave u miratua për financim nga SDC.

Forumi ‘Vendosja e Partneritetit midis komunave Bolyarovo dhe Straldzha për zgjidhjen e problemeve të ngjashme përmes Investimeve të vogla’ u mbajt nga qershori 2006 gjer në mars 2007 dhe përbëhej nga pesë seanca, të mbajtura në bazë rotacioni në secilën prej komunave, me rreth 60 pjesëmarrës secila. U organizuan shtatë tavolina pune (grupe të diskutimit), të përbëra nga përfaqësuesit nga dy komunat, duke përfshirë:

  • Personelin e administratës komunale
  • OJQ-të
  • Bizneset
  • Institucionet kulturore
  • Institucionet arsimore
  • Këshillat komunal
  • Qytetarët

Në sesionin e parë të forumit u miratuan rregullat për punën e forumit të komunitetit.

U ekzaminuan mundësitë për përdorimin e fondeve të BE-së nga komunat Straldzha dhe Bolyarovo nën Programin operativ "Zhvillim regjional" 2007-2013, Operacioni 43, prioriteti 4 'investimeve në shkallë të vogël’. U formuluan aspektet specifike të iniciativave të përbashkëta për t'u përfshirë në planin e integruar të zhvillimit.

U zhvillua Plani Zhvillimor i përbërë nga një pjesë analitike, ku u përshkrua gjendja dhe mundësitë e komunave fqinje si një territor dhe burime të përbashkëta, analiza e dobësive, përparësive, mundësive dhe kërcënimeve (SWOT) dhe pjesa strategjike, duke përfshirë këto Objektiva zhvillimore:

  • Krijimi i kushteve të favorshme për joshjen e investimeve duke përmirësuar infrastrukturën teknike dhe mjedisin
  • Përmbushja e nevojave të banorëve në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale, aktivitete kulturore dhe sport
  • Zhvillimi i turizmit në bazë të resurseve mjedisore dhe trashëgimisë kulturore.

Një pjesë e planit zhvillimor përbëhet nga nëntë projekte, katër nga të cilat u zbatuan brenda kornizës së procesit të forumit:

Dizajnimi i rrugëve lokale
Buxheti total: BGN33,295
Aplikues: komuna Bolyarovo

Qëllimi ishte arritja përmirësimit të kushteve për transportin e qytetarëve në komunat Bolyarovo dhe Straldzha përmes zhvillimit të projekteve teknike për rindërtimin dhe riparimin e rrugëve lokale.

Projektet prioritare për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të klasës IV: Dabovo me fshatin Stefan Karadjovo në komunën Bolyarovo dhe Tamarino me fshatrat e Irechekovo në komunat e Straldzhas.

Përmirësimi i efikasitetit të energjisë së ndërtesave publike

Buxheti total: 25,470 BGN

Aplikues: komuna Straldzha

Projekti i propozuar për të dizajnuar planet për projektet teknike për rindërtim të ndërtesave publike në komunat Straldzha dhe Bolyarovo, do të thotë:

  • Rindërtimi i ndërtesës së çerdhes ditore në Bolyarovo në qendër për shërbime sociale dhe rehabilitim
  • Ndërtimi i komunës Straldzha – faza II;
  • Ndërtimi i shkollës fillore SS Kiril dhe Metodi në fshatin Zimnitsa, komuna Straldzha.

Ndërtimi i hallës sportive në Bolyarovo dhe Straldzha

Buxheti total: 19,365 BGN

Aplikues: komuna Bolyarovo

Përmes ndërtimit të stadiumeve të hapura në komunën Straldzha dhe një qendre rehabilitimi në komunën Bolyarovo, projekti synon përmirësimin e kushteve për sport dhe rekreacion në komunitet në të dy komunat.

Punët publike në zonën qendrore rezidenciale të komunave Straldzha dhe Bolyarovo

Buxheti total: 35,424 BGN

Aplikues: komuna Straldzha

Objektivi i projektit është që të përmirësojë dukjen e përgjithshme të komunave Straldzha dhe Bolyarovo përmes punëve publike në zonën e qendrës së komunës Straldzha dhe vendet publike të fshatrave kryesore në komunën Bolyarovo - Voden, Popovo dhe Golyamo Krushevo.

Në kohën kur është vendosur BNK, autoritetet nuk janë ndikuar nga përkatësia politike. Pa marrë parasysh orientimin politik, ata bashkuan përpjekjet për të kërkuar fondet e BE-së.

Asistenca e jashtme kërkohej dhe u ofrua nga këto organizata:

  • Balkan Assist, që ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen e përgjithshme dhe cilësinë e sesioneve dhe ofroi mbështetje logjistike dhe eksperte
  • Foundation for Local Government Reform (FLGR) mbështeti aktivitetet që lidhen me zhvillimin e projekteve dhe zbatimin e tyre. Ai ofroi mbështetje me ekspertë dhe trajnime të specializuara, dhe mbajti programe dhe monitorim financiar.

Në komunat e vogla është shumë vështirë që të gjenden resurset për të zgjidhur problemet. Për këtë arsye mbështetja donatore është thelbësore. BNK nuk do t’ia dilte pa të.

Autoriteti regjional mbështeti fuqishëm procesin e Forumit. Përfaqësuesit e autoritetit morën pjesë në sesione.

Ekspertët nga ministritë relevante ishin ligjërues.

Vështirësitë e përfshira:

  • Mungesa e kapacitetit për të planifikuar, hartuar dokumente të përbashkëta strategjike dhe formulim të prioriteteve
  • Mungesa planifikimit të institucionalizuar dhe kapacitet zbatimi.


Faktorët kryesor të suksesit:

  • Motivimi i lartë i përfaqësuesve të dy komunave – autoritetet lokale, këshilltarët komunal, bizneset, organizatat arsimore dhe kulturore, OJQ-të dhe qytetarët – për të përmirësuar kushtet jetësore dhe të afarizmit përmes fondeve të BE-së si burim kryesor për joshje të investimeve
  • Dëshira e të dy komunave për të ndërtuar një partneritet efektiv
  • Pjesëmarrja aktive nga komunat dhe pjesëmarrësit, do të thotë përfaqësuesit e aktorëve të ndryshëm në nivel lokal
  1. 4. Përfitimet dhe mangësitë e praktikës BNK

Përfitimet

Për komunat partnere

  • U zhvillua një analizë e gjendjes socio-ekonomike të dy komunave
  • U zhvillua dhe u pranua nga këshillat komunal përkatës një plan i integruar zhvillimor dhe projekti nën Programin operativ për zhvillimin regjional, operacioni 43, prioriteti 4 për komunat Bolyarovo dhe Straldzha
  • U përmirësua kapaciteti administrativ i administratave komunale.
  • U përmirësuan kanalet e komunikimit në mes të dy komunave.


Për qytetarët

  • U zhvillua një nivel i lartë i pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e dokumenteve strategjike
  • U ndërtua kultura e dialogut dhe konsensusit
  • U zhvillua përvoja me programin operativ për zhvillimin regjional

U zbatuan katër projekte për të përmirësuar mjedisin social me kosto totale prej 123,554 BGN.

Mangësitë

Nga komunat partnere

Forumi Bolyarovo–Straldzha shfrytëzoi Programin operativ për zhvillim regjional. Plani zhvillimor duhet të përditësohet në rast të ndryshimeve të mundshme.

Nga qytetarët

Procesi i Forumit vazhdoi për disa muaj dhe ishte vështirë për qytetarët që të gjenin kohë për të marrë pjesë.

  1. 5. Planet e ardhshme për zhvillimin e BNK-së

Partneriteti është vlerësuar shumë pozitivisht nga qytetarët, OJQ-të, bizneset lokale dhe aktorët tjerë vendorë dhe autoritetet lokale. Ka plane për zgjerimin e tij me krijimin e një Grupi për iniciativë lokale sipas qasjes LEADER - nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të dy komunave fqinje brenda Programit Kombëtar për Zhvillim Rural 2007-2013 dhe aplikimin e qasjes LEADER në Bullgari. Parakushtet për pranueshmëri për mbështetje financiare janë:

  • Duhet të themelohen Grupet lokale të veprimit (GLV) që përfaqësojnë territorin rural që banohet në mes 10– 100,000 banorëve;
  • GLV duhet të regjistrohet si OJQ
  • Më pak se 50 për qind e anëtarëve të bordit të GLV-së duhet të jenë përfaqësues të qeverive lokale
  • Zhvillimi i strategjisë lokale për zhvillim të qëndrueshëm rural (që do të financohet nën Programin kombëtar për zhvillim rural 2007–2013) duhet t’i nënshtrohet konsultimeve publike me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve – proces shumë i ngjashëm me procesin e forumit.

Administrata e të dy komunave është gati që të bie në pajtueshmëri me kërkesat e shtetit për mbështetjen financiare sipas Programeve Operative dhe Programit Kombëtar për Zhvillimin Rural 2007-2013. Në rast se një formë ligjore është e detyrueshme për pranimin e investimeve dhe mbështetjes teknike, komunat janë të gatshme që të diskutojnë format e reja të bashkëpunimit.

  1. 6. Mësimet kryesore të mësuara në themelimin e BNK-së dhe arritja e suksesit

Procesi i Forumit:

  • Sigurimi i diskutimeve në mesin e partnerëve të barabartë – përfaqësuesit e të gjithë aktorëve në nivelin lokal – dhe kërkimi i konsensusit
  • Ndërtimi i besimit të dyanshëm për ata që punojnë në qeverinë lokale
  • T’i tregohet popullsisë lokale se pjesëmarrja e tyre në jetën publike mund të bëj dallime
  • T’i mundësojë qytetarët që të marrin vendime demokratike për projektet që do të zbatohen
  • Rritja e transparencës së vendimmarrjes lokale
  • Ofron platformë mësimi për grupet lokale për mënyrën e dizajnimit dhe zbatimit të projektit/planit.


Procesi i Forumit ka ndihmuar banorët e dy komunave fqinje që të identifikojnë dhe të përshkruajnë problemet e përbashkëta në nivel regjional për gjetjen e zgjidhjeve që është mjet për sigurimin e mbështetjes financiare përmes programeve operative të financuara nga BE.

Procesi i forumit mund të aplikohet për çdo problem ose çështje ndër-komunal. Qeveria qendrore mund të mbështes financiarisht hartimin e dokumenteve dhe planeve strategjike ndër-komunale. Asociacioni i komunave mund të ndajë dhe shpërndajë praktikat e mira dhe të asistojë me mbështetje eksperte/teknike.

  1. 7. Vullneti për të mbështetur komunat tjera që të vendosin BNK

Përfaqësuesit e dy komunave gjithmonë do të jenë të hapur për ndarjen e praktikave të mira. Ekipet komunale tanimë kanë përfituar përvojë pozitive në mbajtjen e sesioneve të forumit që mund të ndihmojnë nëse kërkohet.