Gjeografia

Bjeshk�t e De�anit
     Qyteti i Deçanit është qendra e pjesës më perëndimore të Republikës së Kosovës, që gjendet buzë Bjeshkëve / Alpeve Shqiptare /, që ngritën mbi lumin e Lumëbardhit të Deçanit. Deçani ka një sipërfaqe prej 372 km², me numër të popullsisë mbi 66000 banorë, dendësia e popullsisë është diku rreth 200 banorë në 1km².

     Komuna e Deçanit shtrihet në pjesën veriore të Dukagjinit, ku në pjesën veri - perëndimore të Kosovës kufizohet  me Pejën ,  në veri, veri - lindje dhe lindje, me Gjakovën ,  në jug dhe jug - lindje, gjendet Shqipëria , dhe me Malin e Zi në përendim dhe veri-perëndim. Karakteristikë e pozitës së Deçanit është se shtrihet në skajin veri - perëndimor të rrafshit te Dukagjinit, është e vendosur në tercën neogjene aluviale me lartësi mbidetare prej 550 metra deri në 2.656 m. Morfologjia e ndryshueshme e reliefit bënë komponentin themelor të fizionomisë së peizazhit.