Lajmet   Është hapë tregu mobil në Deçan falë bashkëpunimit të GLV ,,Gjeravica’’dhe GIZ-Cosira nga Gjerman

Është hapë tregu mobil në Deçan falë bashkëpunimit të GLV ,,Gjeravica’’dhe GIZ-Cosira nga Gjerman - 28 korrik 2017

 IMG_0058.JPG
 Në bashkëfinancim më Komunën e Deçanit GLV ,,Gjeravica’’dhe  GIZ-i Gjerman kanë mundësuar që fermerët e Komunës së Deçanit të kenë një treg mobil .Ky treg mobil është hapur sot në praninë e  zyrtareve komunal , dhe përfaqësuesve të GIZ-it.

Se ky tregë do të jete në  shërbim të fermerëve të komunës së Deçanit kjo e dëshmon sot  në hapje ku të pranishëm ishin edhe një pjesë e konsiderueshme e fermerëve .GLV”Gjeravica” është duke implementuar projektin “Tregu Mobil i Prodhuesve Bujqësor në Rajonin e Drinit”, i bashkëfinancuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar- programi GIZ-Cosira dhe komunat e Deçanit, Pejës dhe Istogut. Ky projekt ka për qëllim që të i ndihmoj të gjithë prodhuesit bujqësorë të komunave të këtij rajoni, duke u mundësuar shitjen dhe promovimin e prodhimeve të tyre në hapësirat më të frekuentuara mu  në qendrat urbane si dhe në pikat më të frekuentuara turistike të këtyre komunave. Gjithashtu projekti ka për qëllim edhe ofrimin e mundësive të furnizimit të konsumatorëve vendor, turistëve, tregut  dhe restoranteve me prodhime të freskëta vendore.

Përmes këtij projekti janë ofruar shtande-tavolina shitëse dhe promovuese për prodhime bujqësore, e të cilat janë të vendosura në hapësirat e më poshtë cekura:

Për rendësin e këtij projekti kanë folur koordinatori i projektit z.Musë Mushkolaj , përfaqësuesja e GIZ-it Gjerman  znj.Elena Lauch dhe drejtori i drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj.

Më ketë raste bartësit e këtij projekti   fton të gjithë prodhuesit bujqësor të  komunës së Deçanit  që të kontaktojnë me Drejtorinë Komunale të Bujqësisë dhe të marrin lejet e shfrytëzimit të këtyre  pikave  shitëse dhe më pastaj të fillojnë me shitjen e prodhimeve të tyre. Gjithashtu ftojmë edhe konsumatorët,  që të shfrytëzojnë ofertat e prodhuesve vendor për nevojat e konsumit të tyre. 
IMG_0105.JPGIMG_0064.JPGIMG_0091.JPGIMG_0038.JPG


RSS

Sign in