Lajmet   Është mbajte mbledhja e VII-të e rregullt e Asamblesë Komunale

Është mbajte mbledhja e VII-të e rregullt e Asamblesë Komunale - 28 korrik 2017

 IMG_0112.JPG
 E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj sot është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Asamblesë Komunale. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend dite:

 

Rend pune:                                                             

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Marrja e Vendimit për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,
  3. Marrja e Vendimit për Transfer/ Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Arsim,
  4. Marrja e Vendimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private(materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
  5. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës  për marrjen e Vendimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, (materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
  6. Marrja e Vendimit për pushim vjetorë të anëtarëve të Kuvendit,
  7. Të ndryshme.

Pas miratimit te procesverbalit nga mbledhja e Kaluar  është vazhduar më pikat e rendit të ditës .

Pika  2 dhe 3 të rendit të ditës  janë aprovuar më shumicë votash ndërsa pikat e 4 dhe e 5-të nuk janë diskutuar por janë hekë nga rendi i ditës për tu trajtuar në mbledhjen e Shtatorit.

Pika e 6-të e rendit të ditës është votuar unanimisht, Marrja e Vendimit për pushim vjetorë të anëtarëve të Kuvendit, ndërsa në të ndryshme tek pyetjet parlamentare të parashtruara nuk kishte përgjigjje mbase mungonte ekzekutivi komunal .
IMG_0115.JPGIMG_0113.JPG


RSS

Sign in