Lajmet   Grupi Lokal i Veprimit” Gjeravica”, në Deçan ka realizuar vizitë studimore në

Grupi Lokal i Veprimit” Gjeravica”, në Deçan ka realizuar vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë, në këto qytete: Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Pogradec - 04 tetor 2017

 5yyyyyyyyyyyyyyyyyyy.jpg

Grupi Lokal i Veprimit” Gjeravica”, në Deçan ka realizuar vizitë studimore në Republikën e  Shqipërisë, në këto qytete: Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Pogradec .Qëllimi i vizitës ishte realizimi I aktiviteteve në kuadër të projektit: PËRVETËSIMI I AFTËSIVE DHE NXITJA/ANIMIMI I BANORËVE TË TERRITORIT TË GLV-së .  Projekti është financuar  nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-Prishtinë . Masa 303 nën masa 303.1. Vizita studimore u realizua nga dt. 23-26- 09.2017 në qytetet e lartë përmendura. Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica” në Deçan, aktivitetet e planifikuara te projektit: Përvetësimi i aftësive dhe nxitja/animimi i banorëve të territorit të GLV-së, do të përqendrohet tek aktivitetet e pranueshme  si më poshtë:

-          Tërheqja e interesimit, organizimi i publicitetit dhe materialet e ngjarjet promovuese për anëtarët e GLV-së dhe banorët e zonës;

 

a)      Materialit promovuese

b)      Trajnime dhe punëtori

c)      Vizitë studimore

d)     Ekspozitë (panair)

Në qytetin Librazhdit Grupi Lokal i veprimit “Gjeravica” ishte pjesëmarrës në panairin e mjaltit të organizuar nga fermerët e zonës dhe “World Vision”.

 Në qytetin Korçës u realizua vizita në fermën e bletëve “Morava” të Gëzim Skerma, i cili na njoftoi për veprimtarinë tij që biznesi i tij është mbi  njëzet vjeçar ku ka arritur  që mjaltin nga malet e Moravës,  i cili ka marr emrin sipas maleve Morave të Korçës. Parku bletar i tij fillon që nga rritja  bletëve, grumbullimi i mjaltit, testimi i tij dhe paketimi. Është një zinxhir i pa ndërprerë nga kultivimi deri të paketimi dhe tregtimi i mjaltit me sasi nga 15 gr-10 kg. Kjo fermë e bletëve  bënë grumbullimin e mjaltit në gjithë zonë e jugut, e njëjta përveç që mbulon tregun vendor po ashtu ka arritur të  eksportoj mjaltin Morava edhe në tregun Evropian dhe USA.

Kjo vizitë për pjesëmarrësit pati ndikim pozitivë në shkëmbim të përvojave në fushën e bletarisë, për te ardhmen kjo përvojë të zbatohet edhe  tek fermat tona në Deçan.

Në Bashkinë e Pogradecit   GLV Gjeravica u prit nga kryetari i baskisë z. Eduart Kapri, i cili na njoftoi  për punën  e baskisë, funksionalizimin saj menaxhimin projekteve si dhe rolin shoqërisë civile, OJQ-ve në bashkëpunimin publiko –privat dhe roli i tyre në realizimin e projekteve të financuar nga Bashkia, qeveria dhe donatorët e tjerë për interes në të mirave  publikë.Me ketë visit u realizua një nga aktivitetet e projektit. Anëtarët e bordit të GLV-së  u njohën përse afërmi me arriturat dhe me shkëmbyen  përvojat  për ngritje të aftësive rreth menaxhimit të resurseve humane dhe  standardizimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore.

 4yyyyyyyyyyyyyyyyy.jpg3yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy.jpg21768935_1555104031218117_1294506090140876562_o.jpg1yyyyyyyyyyyyyyyyyy.jpg

 

 

 

 

 


RSS

Sign in