Lajmet   Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ka pritur në takim JRD-C COL.BAJATA, më bashkëpunëtorë.

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ka pritur në takim JRD-C COL.BAJATA, më bashkëpunëtorë. - 03 janar 2018

 IMG_2039.JPG
 Gjatë këtij takimi janë njoftuar për se afërmi nga kryetari z.Bashkim Ramosaj, lidhur më planet për komunë e Deçanit , potencialet që ka komuna e Deçanit, në theks të veçante për zhvillimin  e turizmit, dhe bujqësisë të cilat janë prioritet i komunës për mandatin 4 vjeçare ,gjendjen ekonomike , papunësinë , nevojat e domosdoshme që ka komuna e Deçanit, projektet që janë realizuar dhe ato që do të vazhdojnë në mandatin 4 vjeçarë.

Pasi u njohë më të gjitha Col.Bajata , tha se ky është takimi i parë për vitin 2018 ,në nivel vendi po ashtu me ju si kryetar i komunës pas këtyre zgjedhjeve. Duke e përgëzuar për mandatin e tije  si kryetar i komunës tha se unë i njohë të gjitha specifikat dhe vështirësitë  që hasni gjatë punës në theks të veçante për kërkesat e shumta që keni për punësim por du me besu se më programin që ju keni në mandatin 4 vjeçare për zhvillimin e turizmit dhe sektorin e bujqësisë  padyshim se nga këto dy  sektorë do të gjeneroni edhe vende pune. Po ashtu është diskutuar edhe lidhur më raportet e ndërtuar mes Manastirit të Deçanit dhe Institucionit komunal, për të cilat tha se jam i kënaqur me vet faktin se keni arritur progres në ketë drejtim.
IMG_2042.JPGIMG_2050.JPG


RSS

Sign in