Lajmet   Nata e ndërrimit të moteve në komunën e Deçanit ka kaluar e qetë pa incidente

Nata e ndërrimit të moteve në komunën e Deçanit ka kaluar e qetë pa incidente - 01 janar 2018

 FOTO-3.jpg
 Kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë ,pas orës 24;00 në natën e ndërrimit të moteve , ishinë në vizitë në Shtëpin e Shëndetit ,,Adem Ukëhaxhaj,, ku janë pritur nga stafi kujdestarë  dhe nga vet drejtori  Dr.Selmon Berisha . Pos urimeve për një vitë të mbarë u njoftuan se nata e ndërrimit të moteve ka qenë e qetë pa  ndonje rastë për tu theksuar.

Nga aty z.Ramosaj ka bërë vizitë  Shërbimit të Zjarrëfikësve të cilët i përgëzoi për punën , përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre çdo her në sherbim të qytetarëve  , nga ky ekip të cilët kishin pritur ndërrimin e moteve në detyrë u njoftua se nuk kishin ndonjë rast dhe se nata e ndërrimit të moteve kishte kalu e qetë.

Rrugëtimi i  z.Ramosaj vazhdoi tek PK ,aty u pritë ngrohtësisht  nga Policia e Kosvës, të cilët natën e nderrimit të moteve e kishin pritur në detyrë në sherbim të qytetarëvë . Duke i përgëzuar për punën dhe misionin e tyre  z.Ramosaj tha se unë do të mundohëm që në çdo kohë të jemë afer secilit në mënyr që  bashkë të krijojmë  siguri për  të gjithë qytetarët e  komunës së Deçanit .

 Kjo vizitë Institucioneve dhe atyre që janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, të vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit është një shenjë e mirësjelljes dhe bashkëpunimit në të mir të vendit.
FOTO-8.jpgFOTO-5.jpgFOTO-7.jpgFOT-2.jpgFOTO-6.jpg


RSS

Sign in