Lajmet   Ndahet nga jeta mësuesi veteran Elez Haxhosaj

Ndahet nga jeta mësuesi veteran Elez Haxhosaj - 12 janar 2018

 DSC_0465.JPG
  

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim më SH.F.M.U ,, Sylejman Vokshi’’ në fshatin Prejlep  më një Akademi Komemorative kanë kujtuar , punën nder vite si mësimdhënës të mësuesit veteran z.Elez Haxhosaj , i cili pas një sëmundje të shkurtër u nda nga jeta. Se ka qenë mësues më vlera të larta ku rrugëtimin e gjatë prej mësuesi e nisi në SH.F.M.U ,,Drita ’’ në Gramaqel , vazhdoi në disa shkolla në komunën e Prizrenit , pastaj në shkollën e fshatit Ratish , në shkollën e fshatit  Irzniq ku dhe u pensionua në SH.F.M.U,, Sylejman Vokshi’’ të Prilepit.

Të pranishëm në ketë komemoracion ishin i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , zyrtar komunal , deputet të parlamentit të Kosovës , familjarë , miq dhe koleg të mësuesit tashme të ndjerë  z.Elez Haxhosaj.

Në emër të institucionit komunal dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit të pranishmit e këtij komemoracioni i ka përshëndetur z.Qazim Maloku, ku dhe vlersoi lartë punën më përkushtim të mësuesit Elez Haxhosaj.Në emër të SH.F.M.U,,Sylejman Vokshi'' për punën dhe vlerat që kishte ka folë z.Mujë Dabiqaj , si mësimdhënës në pension  ka folur z.Afrim Lataj, ndërsa në emër të familjes të pranishmit e këtij komemoracioni i ka falënderuar për pjesëmarrjen z.Shefqet Haxhosaj .

Mësuesi z.Elez Haxhosaj tashmë i ndjerë do të mbetet udhërrëfyes i shumë brezave për punën e tij dhe për edukimin e shumë gjeneratave .
DSC_0466.JPGDSC_0470.JPGDSC_0474.JPGDSC_0480.JPG


RSS

Sign in