Lajmet   Nisin punimet për rregullimin e dy rrugëve rruga,, Ulëza’’ në qytetin e Deçanit dhe rruga ,,Ramë Pov

Nisin punimet për rregullimin e dy rrugëve rruga,, Ulëza’’ në qytetin e Deçanit dhe rruga ,,Ramë Povataj’’ në fshatin Strellc i Epërm - 12 tetor 2017

IMG_0119-(1).JPG
  

Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve sot kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës ,,Ramë Povataj’’ në Strellc të Epërm dhe rrugës ,,Ulëza’’ në qytetin e Deçanit. Me qëllim të inspektimit të punimeve në këtë projekt, Kryetari i Komunës së Deçanit  z.Sami Cacaj, më bashkëpunëtorë  dhe banorët e këtyre  lokaliteteve bashkë kanë nisur punimet për ndërtimin e këtyre rrugëve. Asfaltimi  i rrugëve nëpër fshatra  përveç zgjidhjes së problemit të banorëve krijon edhe qasje më të lehtë të banorëve në rrugën magjistrale tha kryetari Cacaj. Tutja Cacaj tha se ne si institucion komunal në vazhdimësi kemi bëre përpjekje për krijim e kushteve më të mira për  banorët e komunës sonë .Më projekte të tilla do të vazhdojmë edhe më tutje që të realizojmë në tersi të gjitha kërkesat e banoreve të komunë së Deçanit nuk do të mbetet asnjë rrugicë e pa asfaltuar dhe as trotuar pa përfunduar tha Cacaj. Ndryshe rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve është investim i Komunës së Deçanit nga të hyrat komunale .
IMG_0032.JPGIMG_0040.JPGIMG_0105.JPGIMG_0109.JPG


RSS

Sign in