Lajmet   Shtegu i sakrificës i kujtojmë të gjithë, aktivitet që do të shënohet më 3 dhe 4 Mars në kuadër të

Shtegu i sakrificës i kujtojmë të gjithë, aktivitet që do të shënohet më 3 dhe 4 Mars në kuadër të 20 vjetorit të Luftës së UÇK-së - 05 janar 2018

 26239148_2049087028441443_305419283415636189_n.jpg
  

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë , ka pritur në takim z.Fikret Shatrin , Udhëheqës i Sportit Shkollor, dhe z.Adrian Telakun .

z.Fikret Shatri, më ketë raste e njoftoi kryetarin z.Bashkim  Ramosaj, lidhur më projektin ,,Shtegu i sakrificës , i kujtojmë të gjithë’’ në kuadër të klubit  "Kosova trail running association", ky klub është klubi i vetëm i kësaj disipline sportive në Kosovë .Në kuadër të këtij klubi për nder të 20 vjetorit  të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me datën 3 dhe 4 mars 2018, do te organizojmë  vrapimin me shtigje të gjata  duke vrapuar shtigjeve të Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Ky vrapime do të nisë nga Prekazi, Likoshani, Çirezi, Jabllanica, Gllogjani, cakun e përfundimit do ta ketë në  Koshare.

Pasi u njohë më rëndësinë ë këtij aktiviteti , kryetari  Ramosaj, shprehi gatishmërinë e tij që të jete bashkë në ketë aktivitet  për shënimin e këtyre datave më rendësi për vendin tonë .Ne si Institucion Komunal më të gjitha mundësitë që kemi, jemi të gatshëm që të ju ndihmojmë në realizimin e qëllimit tuaj në ketë aktivitet të përbashkët , aktivitet i cilinë në një mënyra  a tjetrën rikthen në të kaluarën tonë sakrificën e familjeve tonë për ketë ditë tha kryetari Ramosaj.
26231098_2049087035108109_2170004900994310556_n.jpg26056049_2049087048441441_7821288519813550832_n.jpg26230349_2049087058441440_2194342577230026689_n.jpg


RSS

Sign in