Lajmet   UD.Sami Cacaj ka pritur sot në takim Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës rrugore z.Pal Lekaj

UD.Sami Cacaj ka pritur sot në takim Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës rrugore z.Pal Lekaj - 05 tetor 2017

 IMG_1184.JPG
 Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës rrugore z.Pal Lekaj sot ka vizituar komunën e Deçanit .Ai fillimisht ka ber homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit’’ në Gllogjan. Pas vizitës në Gllogjan është pritur nga UD. Kryetarit z.Sami Cacaj me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi z.Cacaj, e njoftoi për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Deçanit , me theks të veçantë për gjendjen e infrastrukturës rrugore. Ministri Lekaj premtoi se në komunën e Deçanit do të vazhdohet më projektet e nisura më herët njëkohësisht edhe më projekt të reja të infrastrukturës rrugore  si rruga Deçani-Plavë , poashtu do të përfundohet projekti i rrugës së shumëpërfolur Drumi i Telit dhe një sere projektesh tjera në interes te komunës së Deçanit, si dhe premtoi përkrahje të fuqishme të projekteve tjera strategjike infrastrukturore në Deçan , gjatë mandatit të tij .Pas takimit në zyrë ky delegacion ka inspektuar edhe punimet në dy rrugë në qytetin e Deçanit ku dhe janë bëre përgatitjet e duhura për asfaltim. Ministri Lekaj dhe Kryetari Cacaj u ndanë të kënaqur  më  zhvillimin punimeve njëkohësisht edhe dinamiken e shtuar që të përfundohet në afat kohorë.
IMG_1134.JPGIMG_1147.JPGIMG_1162.JPGIMG_1152.JPG


RSS

Sign in