Funksionimi i Kuvendit

Neni 25

Kuvendi i Komunës së Deçanit në seancat e veta shqyrton dhe vendos për:

1. Aprovimin e Statutit dhe Rregullores së punës, rregulloreve komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre,

2. Aprovimin e Buxhetit të Komunës së Deçanit dhe planeve investuese,

3. Aprovimin e çështjeve tjera të cilat sipas Ligjit dhe Rregulloreve i janë lënë në kompetencë të Kuvendit të Komunës,

4. Aprovimin e planit vjetor dhe raportit vjetor të punës.

5. Aprovimin e Planit zhvillimor komunal, Planit zhvillimor urban dhe planeve rregulluese urbane,10

6. Vendos për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;

7. Merr Vendime dhe nxjerrë Akte tjera të interesit të përgjithshëm,

8. Zgjedh Kryesuesin e Kuvendit Komunal,

9. Formon Komitete (Komisione ) për funksionimin e pushtetit lokal dhe bën emërimin e anëtarëve te tyre,

10. Aprovon nivelin e tarifave dhe ngarkesave;.

11. Në rast nevoje shkarkon kryesuesin e Kuvendit dhe anëtarët e Komiteteve,

12. Shqyrton raportet periodike dhe vjetore të punës së Ekzekutivit,

13. Themelon organet e administratës dhe shërbimet tjera komunale profesionale , ndërmarrje – kompani që kryejnë punë me interes për Komunën dhe përcakton bazat e organizimit dhe

fushëveprimin e tyre të punës,

14. Emëron anëtarët e Bordit mbikëqyrës në ndërmarrjet publike të cilat i themelon.

15. Merr Vendime mbi shpalljen e referendumit Komunal,

16. Jep mendimin mbi ndryshimin e kufijve të Komunës,

17. Ushtron mbikëqyrjen mbi ndërmarrjet publike komunale te komunës se Deçanit , përmes Bordeve mbikëqyrëse si dhe shqyrtimit dhe aprovimit të buxhetit të tyre dhe raporteve financiare.

18. Vendos për krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;

19. Vendos mbi ndarjen e titullit “ Qytetar nderi “i Komunës.

20. Vendosë mbi themelimin e Fondacionit për ndarjen e Çmimeve të Veçanta personave të merituar.

21. Përcakton dhe themelon bashkësitë lokale dhe Zyrat e Gjendjes Civile,

22. Vendos për arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale (me fshatra, vendbanime, lagje dhe bashkësi lokale);

23. Vendos mbi lidhjen e marrëveshjeve dhe Memorandumeve Bashkëpunimi e Mirëkuptimi me komunat dhe qytetet jashtë Republikës së Kosovës.

24. Bien vendim për kompensimin për këshilltarët e zgjedhur.

25. merr vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës;

26. Kryen edhe funksione tjera te cilat i lejohen me ligj.


Neni 26

26.1 Kuvendi Komunal mund te delegon pushtetin për te marr vendime një komiteti ose Kryetarit te komunës.

26.2 Delegimi mund te revokohet ne çdo kohë.

26.3 Kuvendi i komunës nuk mund t’i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve për:

a) statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre

b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;

c) miratimin e çështj eve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo rregullores së punës;

d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;

dh) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas Ligji për Vetëqeverisjen Lokale;

e) zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit;

ë) niveli i tarifave dhe ngarkesave;

I) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me11 ligjin në fuqi;

g)emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;

gj) arritjen e marrëveshj eve ndërkomunale dhe brenda komunale;

h)marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës; dhe

i) Dhe përgjegjësitë tjera që me ligj janë në kompetencë ekskluzive vetëm të Kuvendit .