Drejtoria për Arsim dhe Kulturë


Qazim MALOKU



     Drejtor   :   Qazim MALOKU

     e-mail-i  :   Qazim.Maloku@rks-gov.net


..........................................................................................................

Përshkrimi :
 
3.1 Në kuadër të këtij drejtorati themelohen sektorët me emërtimet në vijim:
1. Sektori për Arsim,
2. Sektori për kulturë dhe
3. Sektori për rini dhe
4. Sektori për sport.
3.2 Drejtorati për arsim, kulturë, rini dhe sport ushtron përgjegjësitë që i ka Komuna sipas dispozitave ligjore  nga lëmi i arsimit , kulturës: , rinisë dhe sportit
a) Planifikon zhvillimin e arsimit në Komunë dhe aftësimin e personelit mësimor, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e arsimit, shkencës dhe teknologjisë,
b) Nxitë bashkëpunimin e personelit arsimor në raport me nxënësit dhe prindërit,
c) Siguron mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve tjera përcjellëse,
ç) Bën zgjedhjen e Drejtorit dhe/ose Zëvendës Drejtorit të institucioneve edukativo- arsimore në pajtim me procedurat ligjore për rekrutimin dhe kriteret ligjore te përcaktuara nga
MASHT-i nga një komision I caktuar nga Kuvendi Komunal ne te cilin dy anëtar do te jene
nga Komuna dhe një nga MASHTI-i;
d) Menaxhon me objektet komunale të kulturës sportit dhe rinisë,
dh) Planifikon dhe organizon aktivitete kulturore, sportive dhe rinore,
e) Organizon tribuna për zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë,
ë) Mban shënime mbi të arriturat kulturore, sportive dhe rinore,
f) Kryen edhe punë tjera nga kompetenca e Komunës nga lëmi i arsimit,kulturës. rinis dhe sporteve.