Qyteza e Dragashit

QYTEZA E DRAGASHIT (SHARRIT)
Dragashi (Sharri), është i ngritur në kufi ndërmjet dy trojeve, të Opojës dhe Gorës. Të dy këto troje paraqesin dy etnitete me gjuhë  të ndryshme. Opoja etnikisht e pastër me shqiptarë e me gjuhën e tyre shqipe dhe Gora etnikisht e pastër vetëm me goranë – myslimanë, me gjuhën e tyre specifike gorane. Kjo qytezë, është qendër Komunale, e cila shtrihet në jug të Prizrenit, në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare rreth 1050.m. Ajo lidhet me Prizrenin me  rrugë të asfaltuar rreth 37.km.  Ka mbi 4000 banorë të përzier shqiptarë dhe goranë. Kjo qytezë përmendet relativisht vonë si qendër komunale, diku nga viti 1935. dhe emërtohet  Dragash..
Në këtë qendër komunale është e koncentruar administrata e përbashkët e tërë komunës, ku shërbimet i kryejnë rreth 50 mijë banorë të kësaj komune.
ARSIMI.- Ka shkollën fillore  “Fetah Sylejmani”, ku mësimet i ndjekin edhe nxënësit e Shajnës, Xërrxës, Rrencit, Kukajanit, Radeshës, Lybevishtit e Leshtanit. Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha” me mbi 9000 nxënës , ku  mësimi zhvillohet në gjuhen shqipe dhe  atë boshnjake, ndërkaq këtë vit pritet edhe fillimi i ndërtimit të Shkollës së Mesme Profesionale.
SHËNDETËSIA- Në këtë qendër komunale është funksionale Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me rreth 100 punëtorë, e cila ka të shtrira punktet edhe në shumicën e fshatrave më të mëdha të trevës së Opojës dhe Gorës.
KULTURA – Qyteza e ka Shtëpinë e re të Kulturës, ku funksion edhe Qendra Rinore, Bibliotekën Publike me sallat përcjellëse të leximit dhe zyrën e kompjuterëve për fëmijë.
Në Dragash janë të vendosura edhe objektet e institucioneve tjera si: Gjykata Komunale, Qendra Për Punë Sociale, Zyra për Punësim, Qendra e Zjarrfikësve, Ndërtesa e Policisë së Kosovës, e disa objekte tjera. Ndër veprimtaritë ekonomike dallohet fabrika për tjerrjen e leshit “Remateks”, (ish “Sharrteksi”), e cila ka rifilluar punën falë angazhimit të një kompanie turke. Aktualisht në këtë objekt industrial janë të punësuar rreth 400 punëtorë, me synimin që brenda një kohe të shkurtër ky numër edhe të shtohet.
INFRASTRUKTURA- Rrugët kryesore janë të asfaltuara, ndërkaq rrjeti i derdhjes së ujërave të zeza është pjesërisht i zgjidhur. Me ujë të pijshëm është e furnizuar e tërë qyteza, por nuk kënaq cilësia e tij. Për sigurimin e ujit të pijshëm nga Bjeshka e Restelicës, Komuna e ka dorëzuar projektin në Konferencën e Donatorëve, nga e cila shpresohet se do të mbështetet.