Zgjedhja e Kryetarit të Komunës
 Kryetari i Komunës zgjidhet me zgjedhje të drejtpërdrejtë në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
Kryetari i Komunës zgjidhet për një periudhë katërvjeçare.
Mandati i Kryetarit të Komunës perfundon;
a) kur ta kryejë mandatin e tij;
b) nëse vdes
c) nėse jep dorëheqje;
d) nėse ndërron vendbanimin në komunë tjetër;
e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye;
f) nėse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj;
g) nė rast tė pėrfundimtar vendimit të gjyqit qė e privon kryetarin e Komunës nga cilësia juridike; dhe
h) në rast të dënimit për vepër penale me njė urdhër për burgim për Gjashtė (6) muaj ose më tepër.


Betimi i Kryetarit të Komunës
Me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
"Betohem (ose deklaroj solemnisht) qė do t'i kryej detyrat e mia dhe do t'i ushtroj Kompetencat e mia si kryetar i Komunës me nder, besnikëri, në mënyrë të panshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin , në mënyrë që t'i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë ".
Kryetari qė dështon ta japë betimin brenda njė (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humb mandatin.