Lajmet   Regjistrimi për votim përmes ekipeve mobile të përsonave me nevoja të veqanta

Regjistrimi për votim përmes ekipeve mobile të përsonave me nevoja të veqanta - 24 maj 2017

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

11 qershor 2017

 

REGJISTRIMI PËR VOTIM PËRMES EKIPEVE MOBILE TË PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

           

Fillon me 25 maj dhe përfundon me 28 maj 2017

 

Të gjithë qytetarët më të drejtë vote, të cilët nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimin e rregullt, kanë të drejtë që të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ju mundësojë votimin në shtëpinë tuaj.

 

Për të realizuar këtë të drejtë, ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit, i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja e KQZ-së www.kqz-ks.org ose të merret në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

 

Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe një kopje të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë tjera për rastet të tjera.

 

Këto dokumente duhet t’i dorëzoni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 28 maj 2017.

 

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555 

 
 

RSS

Sign in