Ekonomia

Ekonomia e Dragash-it  ka një profil tradicional të bazuar në blegtori dhe bujqësi, ndërsa tani synohet të zhvillohet industia e turizmit e cila  do të bazohet në turizem familjar . Deri para vitit 1999, bartësit kryesor të zhvillimit ekonomik  të komunës së Dragashit kanë qenë: NBQ “Sharr- prodhimi”, “Drateksi”, “Koretniku”, “Hidrocentali i  Dikances”, dhe Fabrika për përpunimin e bimëve Mjekuese . Pas lufte kemi një rritje të dukshme  të numrit të ndërmarrjeve dhe bizneseve tjera private që si veprimtari ekonomike kanë tregtinë dhe prodhimin .

Ndërmarrjet shoqërore janë privatizuar .Drateksi është privatizuar në vitin 2005 dhe fuksionon, ku momentalisht ka rreth 175 punëtor ku pritet të shtohet numri i punëtoreve në këtë ndërmarrje e cila tash quhet REMA- TEKSI .

NBQ “Sharr- prodhimi” është i privatizuar dhe është jashtë fuksionit . Edhe “Koretniku” është privatizuar me hotelin e “Sharrit” ku për momentin është i vendosur Kfori Turk  Hirdocentrali i Dikances momentalisht nuk punon dhe pritet të jepet me koncesion,  ndërsa fabrika për përpunimin e frutave dhe bimeve mjekuese  është shkatrrue gjatë luftes nga forcat serbe  aty kanë qenë të vendosura.

Bizneset private kanë filluar të  zhvillohen pas viteve 1990.Ndërmarrjet kryesore private janë: “Kuk – Komerc”, NPM “Meka”, “Hit”, “Merkator”, “Ilva”, “AEG”, “Teuta- Impeks”, “Buzez-Impeks”, “Aroma Reisen”, “Tosa” etj . Në sektorin privat më së shumti është zhvilluar industria ushqimore , blegtoria (gjedhëtaria, dhentaria, bletaria) , përpunimi i metalit kurse tregtia , hoteleria , ndërtimtaria, zejtaria nuk kanë pasur një zhvillim të suksesshëm.

Sistemi bankar ka një shtrirje të mirë në teritorin e komunal. Aktualisht, ekzistojnë një filial i Bankes Private të Biznesit (BPB), një filial i Pro Kredit Bankes, dhe një filial i Raiffeisen Bank, ekzistojnë edhe disa instuticione mikrrofinanciare si : Finca , Meshtekna ndërsa bankat tjera nuk janë prezente në komunën e Dragash-it.

Aktualisht në komunën e Dragash-it janë të regjistruar mbi 744  biznese të gjitha të sektoreve jetësor , ku janë të angazhuar reth 1152 punëtor . Në strukturën e këtyre bizneseve dominojnë lëmia e tregtisë, zejtaria e tani së fundi edhe prodhimtaria nga druri, përpunimit të mishit , përpunimit të metalit  ku tregut të Kosovës i ofrojnë prodhim cilësor të produkteve .

Sipas planit zhvillimor , parashihet realizimi i 19 projekteve në shumë prej 388 mijë euro, për projekte të infrastruktures : ujësjellës, kanalizime dhe asfaltim të rrugeve lokale. Ndërkaq për Koferencën e Donatorëve për Kosovën në Bruksel, nga KK-ja janë paraqitur për konkurim 25 projekte me afro 20 milion euro vlerë .