Mirësevini në Dragash


Faqja e Dragashit do te jetë faqja, ne të cilën qytetaret e komunës sonë, por edhe me gjere, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë.!

 

Historiku

QYTEZA E DRAGASHIT (SHARRIT)

Dragashi (Sharri), është i ngritur në kufi ndërmjet dy trojeve, të Opojës dhe Gorës. Të dy këto troje paraqesin dy etnitete me gjuhë  të ndryshme. Opoja etnikisht e pastër me shqiptarë e me gjuhën e tyre shqipe dhe Gora etnikisht e pastër vetëm me goranë, Boshnjak – myslimanë, me gjuhën e tyre specifike gorane, Boshnjake. Kjo qytezë, është qendër Komunale, e cila shtrihet në jug të Prizrenit, në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare rreth 1050.m. Ajo lidhet me Prizrenin me  rrugë të asfaltuar rreth 37.km.  Ka mbi 4000 banorë të përzier shqiptarë dhe goranë. Kjo qytezë përmendet relativisht vonë si qendër komunale, diku nga viti 1935. dhe emërtohet  Dragash..

Lajme

UNDP dhe ADA (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim) promovojnë punësimin dhe ndërrmarrësitë e vogla në Dragash
14 shtator 2017

Projekti INTERDEV 2 i financuar nga ADA (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim) dhe implementuar nga UNDP dhe  Komuna e Dragashit kanë lansuar sot Paktin Territorial të Punësimit për komunën e Dragashit.

Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) të implementuara gjatë fazës së INTERDEV 1 nga viti 2014 kanë provuar të jenë një qasje e suksesshme në komunat partnere të projektit, jo vetëm në përmirësimin e gjenerimit të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, por edhe në rritjen e udhëheqjes komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunimin me sektorin privat dhe shoqërinë civile.

 

Me prezencën e Z. Salim Jenuzi – Kryetar i Komunës së Dragashit, Z. Arsim Aziri - Shef i Administrates/Këshilltar i Sektotit Privat, Zyra Koordinuese për Bashkëpunim Teknik, Ambasada Austriake dhe Znj. Valbona Bogujevci - Assistente e Përfaqësuesit të Përhershëm dhe Koordinatore e Programit të UNDP, sot është lansuar Pakti Territorial i Punësimit për komunën e Dragashit dhe gjithashtu është formalizuar kontributi financiar i komunës për këtë Pakt. 

 
më shumë...

Vlersimi i tokave
01 qershor 2017

PERIUDHA E KUNDËRSHTIMIT DHE E KONFIRMIMIT
24 maj 2017
PERIUDHA E KUNDËRSHTIMIT DHE E KONFIRMIMIT
 
Fillon me 25 maj dhe përfundon me 28 maj 2017
 
Gjatë kësaj periudhe, secili votues mund të shikojë Listën e Votuesve e cila do të bëhet publike në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org
 
Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj.
 
Për çfarëdo lëshimi apo parregullsie dhe me qëllim të përmirësimit të Listës së Votuesve gjatë kësaj periudhe, ju mund ta drejtoni ankesën pranë Gjykatës së shkallës së parë.
 
Formularin përkatës mund ta gjeni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve apo në ueb-faqen e KQZ-së (www.kqz-ks.org).
më shumë...

 
 

Hyrja


Profili1.jpg

Orari i punës
7:30 deri 15:30
Pauza
12:00 deri 13:00






riatdhesimi.jpg
Mrojtja-e-te-dhenave-personale-(3).JPG