Lajmet   Bashkëpunim i shkëlqyer ndërkomunal

Bashkëpunim i shkëlqyer ndërkomunal - 07 korrik 2011

Me inicim të Drejtorisë komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural , Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Ferizajt muaj më parë patën  filluar  rregullimin  e rrugës prej fshatit Burrnik deri tek të ashtuquajturat stanet e Gremes të quajtur projekti “Stanet 2011”.


Punimet të cilat po zhvillohen tanimë nga ana e pjesëtarëve të FSK-së janë inspektuar  nga krerët e komunave të Ferizajt dhe asaj të Shtërpcës me me ç’rast ky është projekt i përbashkët i të dyja komunave, si dhe nga përfaqësues të FSK-së . Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili e ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e këtij projekti, duke thënë se tashmë edhe banorët e fshatit Burrnik si dhe ata të fshatit Kashtanjevë të komunës së Shtëprcës do të kenë çasje në këtë rrugë.”Sa i përket komunës së Shterpcës prej ardhjës së kryetarit Nikoliq ,kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërkomunal, kemi bë edhe projekte të përbashkëta.K y është vetëm njëri ndër projektet e përbashkëta që kemi berë dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe për këta banorë për faktin se kullosat janë të shumta , sa i përket blegtorisë  por,  edhe plantacionit duhet që të ketë rrugë sa më shumë në mënyrë që të shfrytëzohen sa më shumë këto të mira “,ka thënë Xhemaili.
Edhe nënkryetari i komunës së Shtërpcës, Beqir Fejzullahu tha se meqë ky projekt është tashmë i përbashkët për të dyja këto komuna do të shërbejë denjësisht edhe për qytetarët e komunës së Shtërpcës.” Kjo është vetëm një hap drejt asaj që iu lehtëson punën për punimin e tokave banorëve të këtyre fshatrave “ ka theksuar Fejzullahu.
Kurse Forca e Sigurisë së Kosovës është duke punuar me të gjithë potencialin e saj në rregullimin e  kësaj rruge. Gjeneral.Brigade Imri Ilazi tha se edhe krahas vështirësive që po u paraqiten gjatë punimeve në rrugë ,punët po ecën me një intensitet të fuqishëm.”Është punuar edhe në terene jo edhe aq të lehta , mirëpo ana pozitive e kësaj është se do t’ju mundësohet të gjithë qytetarëve të këtyre dy fshatarve por edhe qytetit të Ferizajt që të kene çasje në këto bjekshkë poasaqërisht tek stanet e Gremës që përdoret për blegtori, por edhe për turizëm” ka thënë gjeneral Ilazi.
Kurse edhe banorët e fshatit Kashtanjevë të cilët do të shfrytëzojnë këtë rrugë, bënë një pritje të shkëlqyer për zyrtarët. Aliu Aliu ,banor i këtij fshati tha se kjo rrugë është shpëtim për ta.”Kjo rrugë e cila ka filluar të hapet është një domethanje shumë e madhe për fshatin Kashtanjevë. Është investimi i parë , prej kur ekziston ky fshat dhe po hapet një dritare e dritës në një Kashtanjevë  të plakur , të lodhur dhe të raskapitur nga fortunat e kohës”, ka thënë Aliu. Për rregullimin e rruges 7.5 kilometra nga  fshati Burrnik deri tek stanet e ashtuquajtura të Gremes,komuna e Ferizajt do të participojë me derivate, kurse Forca e Sigurisë së Kosovës me mekanizmin e saj të rëndë do të kryejë punimet.Bëhet e ditur se kjo rrugë  do të kushtojë  mbi 160 mijë euro.
 


RSS

Sign in