Lajmet   Drejtoria e Arsimit bashkëpunon me Organizatat Joqeveritare

Drejtoria e Arsimit bashkëpunon me Organizatat Joqeveritare - 25 shkurt 2010

Takimi nga pjesëmarrësit është vlerësuar shumë i suksesshëm dhe ka mundësi që në të ardhshmen të realizohen shumë projekte që do të ndihmonin jo vetëm buxhetin komunal por edhe nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme.
 
Me  qëllim që të ekzistoj në të ardhmen një bashkëpunim i qëndrueshëm dhe i ndërsjellë, Organizata Joqeveritare “INPO” realizohet një takim të përbashkët në mes të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rotary Club dhe Aleancës Kosovare të Biznesit më degët e tyre në Ferizaj. Përfaqësuesit e këtyre organizmave  publikisht nënshkruan memorandumin bashkëpunimi me anë të cilit zotohen të punojnë dhe të angazhohen maksimalisht në gjetjen e fondeve nga komuniteti i biznesit për të përmirësuar infrastrukturën shkollore të shkollave të Ferizajt, me theks të veçantë në krijimin e hapësirave të gjelbëruara, rregullimin e rrethojave të shkollave, ndriçimin etj.  Në këtë marrëveshje ka diçka të veçantë sepse kontributi i bizneseve ferizajas nuk do të jetë i natyrës monetare por  i asaj materiale,  sepse bizneset do të ofrojnë material të nevojshëm për punë dhe fuqi punëtore.  Në anën tjetër përfaqësuesi i Aleancës Kosovare të Biznesit z. Nexhat Hasani, formën e bashkëpunimit e konsideron të vullnetshme për të gjitha palët duke dëshmuar se ekziston një vullnet i mirë i bizneseve që veprojnë në Ferizaj, për t’i shërbyer komunitetit e veçanërisht sistemit arsimor. Afrim Konjufca, përfaqësues i Rotary Club në Ferizaj, ka inkurajuar qytetarët dhe përfaqësuesit e OJQ “INPO” se bizneset në Ferizaj janë të gatshëm t’i kthejnë shërbimet komunitetit, duke ndihmuar dhe investuar aty ku ka nevojë. Albulena Sadiku, tha që “INPO” ka dy vite që  po punon në promovimin e cilësisë në arsim, duke ofruar ndihmë në identifikimin e problemeve dhe nevojave prioritare të sistemit arsimor në Ferizaj. Në fund Agim Berisha, Nexhat Hasani, Afrim Konjufca dhe Albulena Sadiku nënshkruan marrëveshjen e arritur në mes të katër institucioneve  që pritët të rezultojë me sukses.

RSS

Sign in