Lajmet   Ferizaj me plan urbanistik për qendrën e qytetit

Ferizaj me plan urbanistik për qendrën e qytetit - 11 gusht 2011

Parashihet të ndërtohet edhe Qendra e Mobilitetit, në kuadër të planit rregullues urban "Qendra"
Në mbledhjën e tetë të rradhës të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, plani rregullues për qendrën e qytetit të Ferizajti, është mirtuara. Me këtë plan synon të jep përgjigje në shumë dilema që ishin shfaqur prej vitesh për këtë zonë, ndërsa vetë plani është hartuar në përputhje me kërkesat e qytetarëve dhe kritereve të përcaktuara me Planin Zhvillimor Urban dhe të planifikimit hapësinor.
Drejtoresha e Urbanizmit, Pronës dhe Kadastrit, Qazime Vata ka thënë se se plani paraqet një përpjekje të komunës për të vënë një rregull urban, ndërsa do të jenë qytetarët ata që do të përfitojnë nga ndërtimet që pritet të bëhen në këtë pjesë, të cilat nuk do të jenë të pakta.Ajo thotë se një nga të arriturat e këtij plani përbën trajtimi i infrastrukturës në këtë zonë. Sipas saj, në këtë zonë u janë dhënë rëndësi shumë aspekteve që lidhen me lëvizjen e qytetarëve.
"Përparësi u janë dhënë kërkesave që lidhen me nënkalimet, rreth-rrotullimet, të cilat dalin nga Plani Rregullues Urban, për arsye se hekurudha ka qenë një pengesë e madhe si nga aspekti i sigurisë së këmbësorëve ashtu edhe automjeteve. Realizimi i këtij projekti do të ofrojë zgjidhje të shumëta, si për trafikun, lëvizjen e këmbësorëve në shetitore përgjatë bulevardit, rregullimin e sheshit, shtigjeve për biçiklistë dhe një qasje për personat me nevoja të veçanta" ka thënë drejtoresha Vata.
Një tjetër e arritur e këtij plani, përbën zona për sporte dhe rekreacione, e cila zonë do të trajtohet sipas kritereve dhe parmetrave të duhur dhe në të parashihet të ngrihen objekte përkatëse për zhvillim të veprimtarive sportive dhe rekreative.
"Komuna jonë në atë zonë do të fitojë objekte të mira" ka specifikuar drejtoresha Vata, për të shtuar se ka ekzistuar një plan i vjetër i hartuar enkas për këto veprimtari, por që zhvillimet e mëvonshme kanë determinuar ndryshimet e tij.

Në planin rregullues të qytetit është paraparë që të ndërtohet edhe Qendra e Mobilitetit në lokacionin ku tashmë gjendet Shkolla Fillore "Gjon Serreçi", objekti i së cilës me gjasë do të rrënohet. Drejtoresha Vata ka thënë se me këtë qendër mobiliteti është menduar të bëhet një integrim i stacionit të trenit dhe stacionit të ri të autobosëve që mendohet të ndërtohet në të ardhmen në këtë hapësirë.
"Integrimi në fakt do të funksionalizojë qytetin përmes një platoje, e cila do të lidhë mbi hekurudhë stacionin e trenit dhe të autobusëve" ka thënë Vata. Sipas saj, kjo qendër ngërthen edhe aktivitet tjera të veprimtarive të ndryshme rekreative, komerciale dhe fusha tjera që do ta begatojnë këtë pjesë. Por, kjo qendër, sipas zyrtarëve, do të jetë një pikë referuese në vete.
Lidhur me këresat e qytetarëev për ndërtime në zonën e qytetit, drejtoresha Vata ka thënë se ka kërkesa nga ana e qytetarëve, por komuna për dallim nga e kaluara, dotë jetë paksa më rehat, pasi nuk do të ketë asnjë shmangie nga kriteret e këtij plani.
"Sa u përket kërkesave të qytetarëve për ndërtim në këtë zonë, ne si komunë do ta kemi më të lehtë shqyrtimin e tyre, sepse me plan janë të përcaktuara të gjitha kriteret për ndërtim" ka thënë Vata.




RSS

Sign in