Lajmet   KONKURS :Për drejtor në shkollën fillore e mesme e ulët në Dremjak

KONKURS :Për drejtor në shkollën fillore e mesme e ulët në Dremjak - 24 shtator 2010

Për vendin e  punës  për drejtor   në institucione të arsimit parafillor, fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, kandidatët duhet t`i plotësojnë këto kushte:Të jenë shtetas të Republikës së  Kosovës:Të kenë të kryer njërin nga fakultetet përkatëse të licencuara të Universitetit të Prishtinës ose të fakulteteve private të akredituara dhe të licencuara nga MASHT,:Të kenë më së paku  3 vjet përvojë pune në arsim.

Në mbshtetje  të nenit 5  pika d të Ligjit  për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L -068, Neni 2 pika1,3 dhe neni 3  pika 1-4 të Udhëzimit Administrativ nr. 3/2009 të MASHT-it,  Lidhur me procedurat e zgjedhjes së drejtorit të institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese. Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj shpall:

      K  O  N  K  U  R  S
   
                                   Për vendin e lirë të punës:
 
         Drejtor në shkollën fillore e mesme e ulët në Dremjak                                                                                                                                                                          
   
Kushtet:  Për vendin e  punës  për drejtor   në institucione të arsimit parafillor, fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, kandidatët duhet t`i plotësojnë këto kushte:
-Të jenë shtetas të Republikës së  Kosovës,
-Të kenë të kryer njërin nga fakultetet përkatëse të licencuara të Universitetit të Prishtinës ose të fakulteteve private të akredituara dhe të licencuara nga MASHT,
-Të kenë më së paku  3 vjet përvojë pune në arsim,

Kandidatët të cilët aplikojnë, duhet t`i sjellin këto dokumenta:
1. Çertifikatën e lindjes
2. Diplomën e fakultetit të kryer
3. Dëshmin për përvojën e punës
4. CV-n sipas modelit të MASHT-it
5. Rekomandimin nga një person apo institucion public- kredibil                                           
6. Programin zhvillimor të institucioneve edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (më së shumti 5 faqe tekst me 30 rreshta të letrës të formatit A-4).
7. Çertifikatat e trajnimeve të zhvilluara
8. Çertifikatën shëndetësore nga institucioni publik me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore.
Detyrat e punës për drejtor:                                                                                                         Të  planifikoj, organizoj dhe mbikqyrë  punët e përgjithshme dhe aktivitetet lidhur me udhëheqjen e institucionit arsimor.
Kujdeset me përgjegjësi për përfshirjen dhe vijimin e  të gjithë nxënësve në shkollë, duke krijuar siguri dhe mirëqenje për të gjithë nxënësit dhe personelin e shkollës.
Në bashkpunim me DKA parashtron kërkesat dhe menaxhon me përgjegjësi buxhetin e shkollës dhe raporton  drejtorit të DKA-së.
Paraqetë nevojën për arsimtar dhe personlel tjetër të shkollës, dhe merr pjesë në komision me të drejtë vote me rastin e intervistimit
Bashkpunon me Këshillin e shkollës, Këshillin e prindërve dhe me të gjthë komunitetet që janë me interes për shkollën.
Është përgjegjës për organizimin e procesit mësimor,  hartimin e planit të punës, për vlerësimin dhe administrimin e përgjithshëm të shkollës.
Periudha kohore e kontratës zgjatë katër (4) vjet.
Kandidatët e zgjedhur për drejtor në institucione arsimore, kanë të drejtë të rizgjedhen në të njejtin institucion.
Kërkesa për aplikim merren në zyrën e njësisë administrative të  DKA-së në Ferizaj, çdo ditë pune.
Afati i konkursit është 15 ditë nga dita e publikimit në   gazeta  ditore.


DKA  - Ferizaj.
 


RSS

Sign in