Lajmet   Konkurs për plotësimin e vendev të punës

Konkurs për plotësimin e vendev të punës - 07 tetor 2010

Në bazë të nenit 95, paragrafit 1.1 i Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës, Nr. 03/L-149 si dhe hapit 2a të Udhëzimit Administrativ të MSHP/DASHC, nr. 2003/1 për zbatimin e këtij ligji, Komuna e Ferizajt më datën 05.10.2010  publikon: 
K O N K U R S-PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Në bazë të nenit 95, paragrafit 1.1 i Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës, Nr. 03/L-149 si dhe hapit 2a të Udhëzimit Administrativ të MSHP/DASHC, nr. 2003/1 për zbatimin e këtij ligji, Komuna e Ferizajt më datën 05.10.2010  publikon:
                                                                                      
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
 
DREJTORIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
 
I   Sektori i Rinisë
1. Një Zyrtar Administrativ në Sektorin e Rinisë
 
Përshkrimi i detyrave të punës:
-          Harton projekte të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sektorin e rinisë,
-          Kryen punë administrative në kuadër të këtij sektori,
-          Angazhohet në organizimin e aktiviteteve të ndryshme në sektorin e rinisë,
-          Kryen edhe punë tjera të arsyeshme të cilat ja cakton Udhëheqësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë përkatëse.
 
Kualifikimi superior: Fakulteti –Shkencat Politike, Administratë Publike–Drejtimi Juridik
 
Paga mujore (koeficienti): 6.00
 
II   Sektori i Përgjithshëm
 
2. Një Zyrtar Administrativ dhe Financiar në Drejtorin e Kulturës, Rinis dhe Sportit
 
Përshkrimi i detyrave të punës:
-          Kryen punët administrative në kuadër të drejtorisë përkatëse,
-          Kujdeset për arkivin dhe bënë hartimin e akteve administrative për drejtorinë,
-          Përcjellë gjendjen financiare dhe përgatit dokumentacione për pagesat në kuadër të drejtorisë,
-          Kryen edhe punë tjera të arsyeshme të cilat ja cakton Drejtori i Drejtorisë përkatëse.
 
Kualifikimi superior: Fakulteti - Juridik ose Ekonomik
Paga mujore (koeficienti): 6.00
 
 
Periudha kontraktuese për të gjitha vendet e punës: Një vit me mundësi të përtëritjes.
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend të punës duhet:
- të jenë qytetarë të Kosovës,
- të mos kenë qenë të dënuar për vepër penale dhe të mos gjenden aktualisht nën hetime,
- të jenë të aftë për të bartur përgjegjësitë e pozitës me orar të plotë, pa kufizime ose pengesa  ligjore,
- të kenë aftësi për t’i kryer detyrat e punës në situatë të qetë, nën presion dhe të jenë pjesë e ekipit,
- të posedojnë shkathtësi dhe aftësi profesionale për të punuar në mënyrë të suksesshme në një shoqëri multietnike.
  
Përvoja e punës: e dëshirueshme
Njohja e kompjuterit: e nevojshme
 
Bashkë me fletë aplikacionin e plotësuar, kandidatët duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- dëshminë për përgatitjen profesionale,
- dëshminë mbi kualitete tjera.
 
,,Shërbimi civil i komunës është në shërbim të gjithë popullatës së Kosovës dhe mirëpret aplikime nga meshkujt dhe femrat nga të gjitha komunitetet e Kosovës”    
 
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më datën 21.10.2010. Fletë aplikacionet merren në Njësinë e Zyrës Pritëse të Komunës së Ferizajt. Kandidatët me dokumente të pa plotësuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të hyjnë në listën e ngushtë për t’u intervistuar. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Njësinë e Personelit, në këtë numër të telefonit: 0290 -322-891.

RSS

Sign in