Lajmet   Kryetari Aliu, ndau mirënjohje për dy nxënës ferizajas

Kryetari Aliu, ndau mirënjohje për dy nxënës ferizajas - 22 mars 2013

Këtë të premte Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim nxënësit Bardh Shabani dhe Arbër Abdullahu, pas sukseseve të arritura në olimpiadën për lëndën e matematikës.

Bardh Shabani është nxënës i klasës së 12 i Gjimnazit “Kuvendi i Arberit”, ndërsa Arber Abdullahu është nxënës i shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër. Këta dy nxënës pas një gare në nivel komunal ku janë përzgjedhur nga tri  shkolla të komunës së Ferizajt, kanë garuar në garat e nivelit Republikan të organizuara nga olimpiada e  matematikës së Republikës së Kosovës një garë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe kanë zënë vendin e parë.

Për ti përgëzuar këta dy nxënës,  Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë mirënjohje si dhe ju ka dhuruar nga një shumë simbolike të mjeteve.

“Komuna e Ferizajt dëshiron të ndajë mirënjohje për këta nxënës dhe përmes këtyre mirënjohjeve ne shprehim mirënjohje edhe për shkollat gjegjësisht  për stafin e shkollës për gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” dhe shkollën “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër,  për stafin dhe mësimdhënësit që me punën e tyre për çdo ditë vënë në sprovë vlerën të vërtetë të nxënësve dhe të talenteve tanë”, ka thënë Kryetari Aliu.
 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, më ketë rast ka theksuar se politikat tona do të jenë politika të përgjegjshme në drejtim të realizimit të aspiratave të këtyre nxënësve dhe talenteve tanë.

“Unë uroj që këta nxënës dhe kam besimin se do të na përfaqësojnë denjësisht edhe në garat  ndërkombëtare për shkak se tashmë janë dëshmuar edhe në nivelin republikan. Në tashmë jemi duke kaluar,  edhe kemi kaluar fazën e investimeve në infrastrukturë fizike dhe tashmë është gara e vërtetë për nxënien e dijës  dhe në do të punojmë vazhdimisht që vërtet institucione arsimore do të punojnë dhe të ngritet  niveli i dijës,  kjo ka dhënë dëshmi edhe më këta nxënës”, është shprehur Aliu, duke shtuar se në asnjë mënyrë mbështetja institucionale nuk do të mungojë.

Ndërsa këta dy nxënës janë shprehur të lumtur që janë pritur edhe nga kreu i Komunës së Ferizajt dhe kanë theksuar se do të punojnë edhe më shumë që Ferizaj, gjithnjë të jetë i parë në gjitha garat që do të mbahen.
 


RSS

Sign in