Lajmet   Kryetari Xhemaili dhe zv.ministri i Kulturës Abazi, përuruan parketin te pallati i sporteve në Feriz

Kryetari Xhemaili dhe zv.ministri i Kulturës Abazi, përuruan parketin te pallati i sporteve në Ferizajt - 29 gusht 2011

Është bërë përurimi i projektit të vijëzimit të parketit, në pallatin e sporteve “Bill Klinton”.
Zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ka marrë pjesë të hënën në përurimin e parketit te pallatit te sporteve "Bill Kllinton" në Ferizaj, një projekt që ka rezultuar si rrjedhojë e ndryshimit te rregullave te lojërave me dorë. Ai ka thënë se mbështetja e qeverisë për infrastrukturë nuk do të mungojë as në të ardhmen, në këtë kontekst edhe investimet në objektet sportive te Ferizajt."Nga aq sa po duket, po shihet se është rregulluar shumë mirë dyshemeja dhe vijëzimet ne të. Koha do të tregoj se sa është kualitative puna e bërë, ngase tash nisin edhe garat sportive dhe do të shihet kualiteti i punës" ka thënë Abazi.
Për më tepër u bë e ditur se kjo ministri do të mbështesë edhe një projekt tjetër në këtë palestër, i cili parasheh riinstalimin e rrjetit të ri të energjisë."Kam qenë edhe vet dëshmitarë  i zjarreve që kanë shpërthyer në palestër mu nga amortizimi i rrjetit të energjisë. Ministria do ta mbështesë këtë projekt" ka thënë Hajdin Abazi
Edhe kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahje, duke thënë se edhe në të ardhmen nuk do të mungoj mbështetja për projektetet e përbashkëta sportive.”Ne sot këtu kemi ardhur për të përuruar vijëzimin e kësaj salle sportive cdo ditë e më shumë po mundohemi që të krijojmë infrastrukturë të nevojshme për zhvillimin lojnat në të gjitha sportelet , e ne Ferizaj janë 38 ekipe që garojnë, unë gjithmonë dal me stafin tim po mundohemi të japim një kontribut të tillë. Na gëzon fakti që qeveria tani ka filluar të kujdeset më shumë për sportin kulturën, rininë, ndoshta me vet faktin se zv.minstër është zgjedhur, Hajdin Abazi” ka thënë kryetari Xhemaili.
Ndryshe, zv/ministri Abazi ka inkurajuar sportistet ferizajas që të arrijnë rezultate më të mira në kampionatet vendore dhe ato ndërkombëtare, me qëllim të afirmimit të vlerave sportive të komunës dhe më gjerë.


RSS

Sign in