Lajmet   Përurohet rruga e një rëndësi të madhe

Përurohet rruga e një rëndësi të madhe - 10 tetor 2011

Projekti për rregullimin e rrugës Greme-Burrinik, i koduar si “Sanet 2011”, u përurua të hënën. Ruga ishte e gjatë rreth 7.5 kilometra ku investitior ishte Komuna e Ferizajt.  Punët për rregullimin e kësaj rruge i kanë kryer pjestarë të FSK-së, ndërsa ndërmjetësues ishte KFOR-i
 

Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se përpos të  mirave të tjera që do t’u sjellë banorëve të kësaj ane rregullimi i kësaj rruge, do të zhvillohet edhe turizmi. “Falenderoj të gjithë faktorët që ndikuan, që kjo rrugë të rregullohet, e aq më tepër që është rrugë jo vetëm për fshatin Greme, por edhe për fshatin Gaçkë, Burrnikë dhe fshatin Kashtanjevë, i cili fshat edhe pse nuk është nën komunën tonë, qytetarët kanë nevojë të ndëlidhen me këtë rrugë”, ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se Komuna e Ferizajt çdo herë do të jetë e hapur për projekte të tilla në të mirë të qytetarëve.
Ndërsa, Bejtush Gashi zëvendës ministër në FSK, ka thënë se ky ishte një nga projektet e drejtpërdrejta të bashkëpunimit, më qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarë, që të shfrytëzojnë bukuritë që ofron territori i Kosovës. “Ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm në çdo kërkesë që kanë komunat nëse ato nuk kanë mundësi dhe kapacitete”, ka thënë Gashi, duke bërë të ditur se për t’a, ky ishte një projekt i veçantë pasi që pjestërët e FSK-së që punuan në këtë projekt, konkretisht drejtuesit e teknologjisë së rëndë në të njejtën kohë edhe u certifikuan.
 Kurse më me gëzim rregullimin e rrugës e pritën banorët  të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë më shumë. Abaz Matoshi, banor i fshatit Greme, ka thënë se se më në fund banorët e kësaj ane e kanë më të lehtë të qarkullimin.Ai tregonte se dikur i është dashur të udhëtoj për shumë orë në këmbë nga fshati i tij deri te stanet. “Si ma mirë, e prita edhe këtë moment që për ne ka qenë vetëm ëndërr.Deri në pesë orë na është dashur për me ardhë me bagëtinë deri në këto stane, tash do të bëhet edhe më shpejtë edhe më lehtë”, ka thënë Matoshi duke falenderuar të gjithë ata që bënë të mundur rregullimin e kësaj rruge. “Falenderoj kryetarin e komunës, FSK-në, KFOR-in, që e banën këtë punë shumë të mirë”, ka thënë Matoshi.
Rregullimi i rrugës nga  fshati Burrnik deri tek stanet e Gremes ishte e gjatë rreth 7.5 kilometra, ku Komuna e Ferizajt kishte financuar me rreth 30 mij euro, kryesisht furnizim me derivate. Punët për rregullimin e kësaj rruge i kanë kryer pjestarë të FSK-së, ndërsa ndërmjetësues ishte KFOR-i.
 


RSS

Sign in