Lajmet   Simbolikisht shënohet dita e vullnetarizmit

Simbolikisht shënohet dita e vullnetarizmit - 05 dhjetor 2011

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Agim Aliu, priti në një takim përfaqësues të Qendrës për Përparim dhe Edukim

 

Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit ,edhe në Ferizaj vullnetarët e punës në Qendrën për Përparimin e Edukimit dhe arsimimit zhvilluan një vizitë në komunën e Ferizajt ,ku u pritën nga kryesuesi i Kuvendit komunal,Agim Aliu. Arbër Ademi,nga Qendra për Përparimin e edukimit dhe arsimimit në Ferizaj, tha se këtë takim e realizuan me qëllim të vetëdijesimit të institucioneve për një përshpejtim të nxjerrjes së ligjit për punë vullnetare.
Kurse Agim Aliu ,kryesues i Kuvendit të Komunës së  Ferizaj vlerësoi lart punën e vullnetarëve të rijnë të cilët në vazhdimësi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me autoritete lokale.
Aktualisht,interesimi i të rinjve të cilët janë pjesë e punës vullnetare,përkatësisht QPEA-së është në rritje,thotë Arbër Ademi ,drejtues i kësaj qendreje.
Në Ditën Ndërkombëtare të vullnetarizmit ,autoritetet lokale si dhe përfaqësues të Qendrës për Përparimin e Edukimit dhe arsimimit u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin ,në mënyrë që të mbështesin njëri -tjetrin në forma të ndryshme.

 


RSS

Sign in