Komptencat, përgjegjësitë dhe pushteti i Komunës

Komuna ushtron kompetencat vetanake dhe të deleguara në pajtim me LVL-në.
12.1 Kompetencat vetanake:
a) Zhvillimin lokal ekonomik;
b) Planifikimin urban dhe rural;
c) Shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin;
d) Zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit;
e) Mbrojtjen e mjedisit lokal;
f) Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike lokale dhe të infrastrukturës: furnizimin me ujë, ujësjellësin dhe kanalizimin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e rrugëve lokale, transportin lokal dhe skemën e ngrohjes lokale;
g) Përgjigje ndaj rasteve emergjente lokale;
h) Ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin e institucioneve edukativo-arsimore, punësimin, pagesën e pagave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit;
i) Promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
j) Ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor;
k) Ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale, siç është:përkujdesi për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëmijëror, përkujdesin për të moshuarit, duke përfshirë regjistrimin e këtyre qendrave përkujdesëse,punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e profesionistëve të mirëqenies sociale;
l) Strehimin publik;
m) Shëndetësinë publike;
n) Regjistrimin e shërbimeve publike dhe objekteve, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me: argëtimin, aktivitetet kulturore dhe të lira, ushqimin, strehimin, shitësit në rrugë, transportin publik lokal dhe taksitë, gjuetinë dhe peshkimin, restaurantet, motelet, hotelet e tjera;
o) Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve tjera publike;
p) Ofrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave dhe parqeve publike;
q) Turizmin;
r) Aktivitetet kulturore dhe të lira dhe
s) Çështjet tjera, te cilat me ligj apo akte nënligjore, janë paraparë si kompetenca vetanake të Komunës.
12.2 Kompetencat e deleguara
Komuna i ushtron kompetencat e deleguara nga autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës në pajtim me ligjin, për fushat në vijim:
a) Shenimet kadastrale,
b) Regjistrimin civil,
c) Regjistrimin e votuesve,
d) Regjistrimin e bizneseve dhe licencimin e tij,
e) Distribuimin e pagesave të ndihmave sociale, (me përjashtim të pensioneve),
f) Mbrojtjen e pyjeve që ndodhen në territorin e Komunës në kuadër të autorizimeve të deleguara nga autoriteti qendror, duke përfshirë edhe dhënien e licencave për prerjen e drunjve, në bazë të rregullave të miratuara nga Qeveria.
12.3 Institucionet e Republikës së Kosovës mund t’i delegojnë Komunës përgjegjësi shtesë, që janë në kuadër të kompetencave të tyre, me kusht që Komunës t’i sigurohen burime financiare.
12.4 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mund të mbikqyrë, nëse veprimet që i ndërmerr Komuna janë në përputhje me LVL-në.