Qyteti

 

Fushë Kosova është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës. Komuna i takon Regjionit të Prishtinës, ajo është formuar në vitin 1989 nga një pjesë e Komunës së atëhershme të Prishtinës. Sot është një nga komunat më dinamike e cila po përjeton ndryshime të mëdha urbanistike.Qyteti ndodhet përafërsisht 8 km në jug-perëndim të qendrës së Prishtinës. Demografia e kësaj komune ka ndryshuar në dekadat e fundit.