Mirësevini 
në 

Fushë Kosovë

Faqja e Fushë Kosovës do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjerë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë!

 

Adresa elektronike zyrtare

 

 

 
Pastrohen mbeturinat në lagjen 28 dhe 29 në Fushë-Kosovë
19 tetor 2017
Inspektim  Inspektim  Inspektim më shumë...

Përfundoi Festivali i parë Ballkanik i Folklorit "Fushë Kosova 2017"
19 tetor 2017

Fushë-Kosova për dy ditë ishte nikoqire e Ansambleve dhe grupeve nga disa vende të Ballkanit. Në prani të qindra adhuruesve të këngës dhe valles shqipe, grupet shpalosën vlerat dhe kulturat e vendeve prej nga vinin. Ishin artistët e këngës dhe valles ata që performuan me paraqitjet e tyre brilante.

 

 

më shumë...

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve për mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve, priti në takim disa biznesmenë të rinj si dhe vizitoi kompaninë ‘Greatwood’
19 tetor 2017

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim disa biznesmenë të rinj, me të cilët diskutoi për kushtet e favorshme që i ofron Komuna jonë për biznese si dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me punën që janë duke e bërë.

Kryetari, Burim Berisha, po ashtu vizitoi kompaninë ‘Greatwood’, e cila merret me përpunimin e drurit të vjetër, produktet e së cilës janë kryesisht për eksport. Gjatë kësaj vizite Kryetari u njoftua për së afërmi me punën që kryen kjo kompani, me sukseset e arritura deri tani por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen. Kryetari përgëzoi drejtuesin e kompanisë ‘Greatwood’ për punën që është duke e bërë dhe theksoi se do të vazhdojë ta mbështesë këtë kompani si dhe gjithë bizneset e Komunës së Fushë-Kosovës.

Përfaqësuesi i kompanisë ‘Greatwood’ falënderoi Kryetarin, Burim Berisha, për përkrahjen si dhe tregoi që kompania e tij, e cila ka 17 punëtorë, ka për synim zgjerimin e mëtutjeshëm.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Apel për ndihmë
18 tetor 2017

Adnan Gashi, nxënës i kl. 12 (maturant) në shkollën “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë, sipas raportit të mjekëve është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë të syrit që duhet patjetër të operohet.
Komuna e Fushë-Kosovës ka ofruar një ndihmë financiare, mirëpo shuma e operimit është e papërballueshme për familjen Gashi, andaj të gjithë ata persona të vullnetit të mirë, luten të japin kontributin e tyre në mënyrë që Adnani të shërohet.
Dokumentet dhe llogarinë bankare (në emër të nënës së tij) po e bashkëngjisim se bashku me këtë apel.
TEB, Nr. i llogarisë: 2014000007458414. Dokumentet përcjellëse, shkarkoni këtu.
Familja Gashi i falënderon të gjithë ata që kontribuojnë në shërimin e djalit të tyre.

më shumë...

Njoftim
13 tetor 2017

Njoftim
11 tetor 2017

Realizohet projekti për shpërndarjen e pulave vojse
09 tetor 2017

Ka përfunduar shpërndarja e 2760 pulave vojse.
Ky projekt do të ndikoj në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, zbutjen e papunësisë si dhe në përmirësimin e shërbimeve në treg me vezë.

më shumë...

Bëhet mbulimi i gropave me asfalt në rrugët e dëmtuara
05 tetor 2017

Po vazhdon me ritëm të lartë puna në mbulimin e gropave me asfalt në rrugët e territorit të komunës së Fushë-Kosovës.

Marrë parasysh përmirësimet e shumta në infrastrukturën rrugore të komunës sonë, Komuna do të vazhdojë të jetë efikase edhe në mirëmbajtjen e tyre në vazhdimësi.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

 

Hyrja


riatdhesimi.jpg

Telefona me rëndësi





Ndarjet e shpenzimeve

Inspektim

 

Faqja zyrtare në