Takim me fermerë | 2017-03-28

Sot, OJQ Mëshqerra, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, mbajti një trajnim në lëmin e blegtorisë. Në takim morën pjesë fermerë nga Komuna e Fushë-Kosovës.

 

Realizim i projektit | 2017-03-28

Ka përfunduar shtruarja me kubëza në platon afër shtëpisë pritëse dhe Xhamisë së fshatit Pomozotin.
Ky është edhe një projekt (dhuratë) për banorët e këtij fshati.

Inspektim  Inspektim  Inspektim
 

U mbajt Diskutimi Publik për hartimin e Hartave Zonale | 2017-03-27

Në këtë takim, i cili u mbajt më datë 23.03.2017 në sallën e Kuvendit të Komunës në Fushë-Kosovë, morën pjesë afër 50 qytetarë.

Kërkesat e qytetarëve që u parashtruan në debat do të shqyrtohen nga drejtoria përkatëse.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e rënë të Fushë-Kosovë | 2017-03-27

Me një akademi përkujtimore, sot u shënua tetëmbëdhjetë vjetori i masakrës së Fushë Kosovës.

Në fjalën e tij hyrëse kryesuesi i kuvendit të komunës z. Fadil Krasniqi tha: Me zemër e mendje e kujtojmë këtë ditë duke u përulë dhe duke bë homazhe për më të dashurit tanë të vrarë e të zhdukur.

Sot përkujtojmë Marsin tragjik të vitit 1999, që shënoi kulmin e tmerrit të okupatorit serb e që anembanë Kosovës, vrau, preu, dogji, plaçkiti dhe shkatërroi gjithçka shqiptare:

Të gjithë këta do t’i përkujtojmë, dhe me zë të fuqishëm do të themi çdoherë se nuk do të harrohen kurrë por do të kujtohen çdo herë nëpër të gjithë brezat.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

Ftesë | 2017-03-24

Për: Anëtarët e Kuvendit të Komunës
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e tretë III-të, të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 31.03.2017, filluar në orën 10:00h. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Për më shumë, dokumentin mund ta shkarkoni këtu.

 

Njoftim | 2017-03-23

Në përkujdesje të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës dhe në organizim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, mbahet Akademi Përkujtimore në shënim të  përvjetorit të tetëmbëdhjetë  të Masakrës së Fushë Kosovës.

Akademia përkujtimore do të mbahet me datë 27 Mars 2017 (e hënë) në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës në Fushë-Kosovë.

Ju Mirëpresim!

 

Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” me medalje e mirënjohje kthehet nga Tirana | 2017-03-20

Në organizim të Bashkisë së Tiranës, njësia administrative Krrabë, u mbajt festivali mbarëkombëtarë “Ditët e Verës” edicioni i 11.

Ansamblit të Këngëve dhe  Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova përveç pritjes madhështore që ju bë nga qindra të pranishëm, ishte i nderuar edhe me prezantimin e këngëve dhe valleve të luajtura para këtij publiku madhështor ku në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erjon Veliaj, Ansambli u nderua me medaljen dhe mirënjohjen kryesore nga z. Veliaj për prezantim të suksesshëm.

 

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim Arkeologin e njohur Shqiptar z.Luan Perzhita | 2017-03-17

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim Arkeologun e njohur shqiptar z. Luan Përzhita. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Institutit të Arkeologjisë me komunën e Fushë-Kosovës. Pikë diskutimi ishte harta arkeologjike e Komunës,  gjurmimet në fshatin Grabovc, Harilaq, Bardh i Madh, Bardh i Vogël etj.

Kryetari Berisha theksoi gatishmërinë e Komunës që të punohet bashkërisht si dhe ofroi përkrahje të vazhdueshme në realizimin e këtyre projekteve.
Inspektim  Inspektim  Inspektim
 

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës priti në takim Ministren e Tregtisë dhe Industrisë znj.Hikmete Bajrami me bashkëpunëtorë | 2017-03-17

Temë e bisedës ishte mundësia për krijimin e një zone ekonomike, pastaj temë ishte edhe realizimi i një takimi me bzineset e Komunës së Fushë-Kosovës, për mundësitë e reja në përkrahjen e Tregtisë dhe Industrisë e në veqanti në fushën e turizmit. Pikë diskutimi ishte edhe krijimi i mundësive për mbështetjen e grave në biznes dhe për fusha të tjera të ngjajshme me interes për të gjithë qytetarët.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

Njoftim për pjesëmarrje në diskutim publik | 2017-03-17


Për më shumë, dokumentin mund ta shkarkoni këtu.
 

Njoftim për pjesëmarrje në diskutim publik | 2017-03-17


Për më shumë, dokumentin mund ta shkarkoni këtu.
 

Njoftim për pjesëmarrje në diskutim publik | 2017-03-17


Për më shumë, dokumentin mund ta shkarkoni këtu.
 

Thirrje për aplikim për grante të vogla për projekte për mbështetjen e Integrimit të personave të përjashtuar nga shoqëria | 2017-03-16

People in Need (PIN), është një organizatë çeke jo-qeveritare, jofitimprurëse që ofron ndihmë emergjente dhe bashkëpunim për zhvillim për njerëz dhe komunitete. Aktivitetet e tanishme të organizatës synojnë mbështetjen e integrimit të grupeve më të ndjeshme në Kosovë. 
Në vitin 2016, PIN Kosova lansoi Projektin për Integrimin e personave të përjashtuar nga shoqëria (ISEP) që synon të kontribuojë në integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në dy komuna, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Si pjesë e këtij projekti, PIN ka hartuar Planin Lokal të Veprimit për përfshirjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në shërbimet sociale dhe arsim në këto dy komuna.
Draft plani lokal - shkarko këtu.
Thirrje për aplikim - shkarko këtu.
Formulari për aplikim - shkarko këtu.

 

Fushë Kosova vizitohet nga fituesja e medaljes se Art olimpike Majlinda Kelmendi | 2017-03-16

Është komuna e parë në Kosovë që pas Lojërave Olimpike në Rio, e arta Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka që vizituan komunën e Fushë Kosovës.

Fillimisht ata u pritën nga kryetari i komunës z. Burim Berisha, kryesuesi i asamblesë komunale Fadil Krasniqi dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport  znj. Nurije Avdiu.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

Njoftim | 2017-03-13

Inspektim
 

Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Shaban Berisha përfundoi punën e tij disavjeçare, shkoi në pension të rregullt | 2017-03-09

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, me stafin e tij organizoi një pritje lamtumirëse meqë rast falënderuan z. Shaban Berishën për punën e tij dhe për kontributin e dhënë në Drejtorinë e Planifikimit Urban.
Kryetari dhe stafi komunal i uruan z. Shaban Berish