Lajmet   BIBLIOTEKA KOMUNALE - aktivitetet e saj

BIBLIOTEKA KOMUNALE - aktivitetet e saj - 03 gusht 2017

Biblioteka   Komunale  është  bibliotekë  publike, multietnike, që  për objektiv  ka t’iu  ofrojë  shërbime  bibliotekare të  gjithë  të  interesuarve, nxënësve,  studentëve, pensionistëve  e  të  gjithë  qytetarëve,  pa dallim  moshe, race, etniteti e gjinie.

Biblioteka  është  një vend i të ushqyerit shpirtëror për njerëzit e  çdo moshe si dhe një vatër qëndrore e natyrshme për takimin e mendjeve.

Historiku

Biblioteka Komunale në  Fushë-Kosovë  ishte Degë e  Bibliotekës së  Prishtinës “Milladin  Popoviq”.  Supozohet se  Biblioteka “Milladin  Popoviq” në Fushë-Kosovë është hapur para dyzetë viteve. Kishte një fond librar shumë të pasur në gjuhën shqipe e në atë serbe, me më   tepër se 17,000 ekzemplarë.

Kjo bibliotekë më vonë emërtohet si  Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi  Sylejmani”.

Më 1987, në kohën kur Komuna e Fushë-Kosovës filloi ta administrojë bibliotekën ajo u pavarësua si Bibliotekë Komunale në Fushë-Kosovë, e cila kishte edhe degët e saj në Albanë dhe në Bardh të Madh.

Pas  luftës  numri  i përgjithshëm i  librave ishin 8453.  Kjo bibliotekë dhe degët e saj  në  Albanë dhe në  Bardh të Madh,  ishin shumë të  dëmtuara, së bashku kishin 6 punëtorë.

Dega e Bibliotekës Komunale në  Sllatinë të  Madhe

Supozohet se kjo bibliotekë punën e ka filluar qysh para viteve të 60-ta. Kushtet ishin relativisht të mira, një fond prej 12000 ekzemplarësh dhe 500 lexuesish brenda vitit.  Gjatë luftës një numër i madh i librave kanë humbur.

Dega e  Bibliotekës Komunale në  Bardh të  Madh

Kjo  degë  e bibliotekës e filloi  punën më 14 prill, 1972. Kishte 13,000 ekzemplarë  në  gjuhën shqipe.  Deri në vitin 1980 për çdo vit kishte nga 400 lexues. Biblioteka ishte e pajisur  me vepra të shkrimtarëve  të mëdhenj, si  të  letërsisë  shqipe, ashtu edhe të letërsisë  botërore.

Prej vitit 1994  kjo Bibliotekë  nuk  ka punuar  gjerë  më  23 prill, 2004. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit krijoi kushtet me infrastrukturë të re për rihapje të kësa biblioteke, me 1459  ekzemplarë.

Biblioteka Komunale ka: ‘Sektorin e fëmijëve’, ‘Sektorin e të  rriturve’ dhe  ‘Fondin e përpunimit të librit’.

Anëtarësimi i  lexuesve në bibliotekë është falas.

Në  bibliotekë  organizohen aktivitete të ndryshme që shënojnë data të caktuara si:

Dita  Ndërkombëtare e Librit;

Festat e Marsit;

1 Qershori - Dita e Fëmijëve;

Komentimi i Librit;

Takime me Krijues;

Ekspozitat;

Bashkëpunimi me bibliotekat tjera, etj.

Financimin  dhe pasurimin e bibliotekës e bën Komuna e Fushë-Kosovës, më konkretisht  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 Numri i lexuesve për sektor

Sektori

I fëmijëve

I të rriturve

Nr. i lexuesve

299

164

 

Fondi librar në bibliotekë

Shqipe

Angleze

Serbe

7505

164

237

 

Ka  një  staf  profesional,  të cilët  me shumë  përkushtim  angazhohen që të punojnë sa më shumë,  në  të  mirë të lexuesit.


RSS

Sign in