Lajmet   Fushë Kosova vizitohet nga fituesja e medaljes se Art olimpike Majlinda Kelmendi

Fushë Kosova vizitohet nga fituesja e medaljes se Art olimpike Majlinda Kelmendi - 16 mars 2017

Është komuna e parë në Kosovë që pas Lojërave Olimpike në Rio, e arta Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka që vizituan komunën e Fushë Kosovës.

Fillimisht ata u pritën nga kryetari i komunës z. Burim Berisha, kryesuesi i asamblesë komunale Fadil Krasniqi dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport  znj. Nurije Avdiu.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

Kryetari Berisha duke ju dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se Fushë Kosova është një komunë e mundësive të mëdha. Duke ju drejtuar fitueses së medaljes së art në Rio, Majlinda Kelmendit, kryetari Berisha tha se rezultatet tuaja po na admirojnë të gjithëve, është ky një motiv edhe më i madh që të kujdesemi për sportistët tanë dhe për infrastrukturën sportive në përgjithësi e cila edhe ashtu është e mirë në komunën tonë.

Duke i përgëzuar për mikpritjen e ngrohtë që ju bë, Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka falënderuan për mbështetjen dhe përkrahjen që po i japin sportistëve tani edhe klubit të ri të xhudos “SANKAKU” me trajner Mustaf  Veselin.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në fund të takimit tha se nga ky klub presim shumë rezultate dhe se përkrahja dhe ndihma nga ana e DKRS nuk do të mungoj.

Në fund të takimit  kryetari Berisha ndau dhurata për mysafirët kurse pas vizitës ata shkuan në klubin e sapoformuar të xhudos “SANKAKU” ku u pritën nga nxënësit dhe kolektivi i shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” dhe sportistë të shumtë të komunës së Fushë Kosovës. 


RSS

Sign in