Lajmet   Ide dhe zgjidhje praktike nga nxënësit e Shkollës “Lismiri” për ushqim të shëndetshëm

Ide dhe zgjidhje praktike nga nxënësit e Shkollës “Lismiri” për ushqim të shëndetshëm - 13 shkurt 2018

Debat i organizuar nga Këshilli i nxënësve, arsimtarëve, drejtoria e shkollës dhe drejtoria e komunës, me temë: ‘Mosha e re dhe ushqimi i shëndetshëm’

Arsimtarët dhe nxënësit e SHFMU “Lismiri” në Lismir, veçohen jo vetëm në edukim dhe arsimim por edhe me organizim të aktivitete të larmishme kreative shkollore.

Këshilli i nxënësve me Leon Nura-kryetar; Besarie Tërnava - nënkryetare dhe të gjithë nxënësit tjerë, nën monitorim të arsimtares Dinore Tahiraj dhe Drejtoreshës Z. Shemsije Fetahu, sipas programit vjetor të punës, gjatë dhjetorit realizuan debat: “Mosha e re dhe ushqimi i shëndetshëm”.

Qëllimi i debatit ishte: Roli i edukimit të moshës së re në funksion të ushqimit të shëndetshëm.

Objektiva e debatit ishte: Nxitja e kreativitetit të nxënësve për mënyrat dhe llojet e ushqimeve të  shëndetshme.

Rinia shkollore, ka nevojë për motivim dhe ide të qarta, sepse janë të gatshëm që të prezantojnë jo vetëm ide por edhe të ofrojnë zgjidhje praktike për bashkëmoshatarët e vet lidhur me ushqimet e shëndetshme. 

Porosi: Informimi dhe edukimi për ushqime të shëndetshme parakusht për rini të shëndoshë!
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in