Lajmet   Komuna e Fushë-Kosovës - Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arke

Komuna e Fushë-Kosovës - Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka filluar implementimin e projektit “Hulumtime dhe konservime - restaurime në Kalanë e Harilaçit” për vitin 2017 - 05 qershor 2017

Falë një projekti të bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Fushë-Kosovës, Instituti Arkeologjik, nën udhëheqjen e arkeologut Premtim Alaj, ka filluar reazilimin e projektit “Hulumtime dhe konservime-restaurime në Kalanë e Harilaçit”. Projekti është vazhdimësi e projekteve të filluara që nga viti 2013 dhe ka për qëllim konservimin dhe restaurimin e të gjitha strukturave arkitektonike të zbuluara deri më tani, me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë arkeologjike, si dhe promovimit dhe zhvillimit të arkeoturizmit. Projekti ka filluar që në ditët e para të muajit maj dhe parashihet të zgjas deri në fund të muajit shtator të këtij viti. Pjesë e projektit janë gjithashtu një numër ekspertësh (arkeologë, konservatorë-restauratorë, arkitektë, skicografë) nga Universiteti i Prishtinës dhe Muzeu i Kosovës, si dhe një numër muratorësh të specializuar në murosjen me gurë. 

Objektiv kryesor i kampanjës së këtij viti është  konservimi-restaurimin i linjës së murit lindor dhe verior fortifikues, shtrirja e të cilit ndjek aksin veri-jug dhe lindje-perëndim. 

Inspektim  Inspektim  Inspektim
 

RSS

Sign in