Lajmet   Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, ndanë mirënjohje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, ndanë mirënjohje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare - 28 dhjetor 2017

Sot më 28.12.2017, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare u mbajt një koktej rasti me qëllim të përmbylljes së vitit 2017. Të pranishëm  ishin  Kryetari i Komunës z. Burim Berisha dhe ushtruesja e detyrës së Drejtorit në DSHMS Ganimete (Rexhepi ) Berisha.

Me këtë rast u mbajt fjalim falënderues dhe  përmbyllës nga Drejtori i QKMF-së Osman Maxhera dhe  nga Kryetari i Komunës, njëherit u ndanë Mirënjohje për:

- Punëtorët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë periudhës së vaksinimit, në kohën e paraqitjes së fruthit.

- Për punëtorët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në punë gjatë vitit 2017,

si dhe u dha Mirënjohja  për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e ndarë nga Kryetari i Komunës z. Burim Berisha  për punën shembullore të këtij institucioni që iu dorëzua Dr.Osman Maxheres.

Me këtë rast i falënderojmë punëtoret shëndetësor dhe stafin tjetër për punën  e pa lodhshme gjatë vitit qe po e lëmë pas, dhe njëherit  iu dëshirojmë shëndet, suksese dhe harmoni në familjet e tyre. 
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in