Lajmet   Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të K

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Fushë-Kosovës - 01 nëntor 2017

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Fushë-Kosovës, me të cilët diskutoi për punën që është bërë në përmirësimin e kushteve në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës sonë në mënyrë që të kemi një proces sa më të mirë edukativo-arsimor. Kryetari Berisha vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e drejtorëve 

 të shkollave në këtë proces si dhe theksoi se puna për ngritjen e cilësisë së arsimit do të jetë një ndër prioritet e tij edhe në këtë mandat qeverisës.

Drejtorët e shkollave e uruan Kryetarin Berisha për rizgjedhjen e tij Kryetar i Komunës. Ata po ashtu e përgëzuan Krytarin për punën që ka bërë në fushën e arsimit, e cila iu ka mundësuar që të zhvillojnë një proces më të mirë mësimor, si dhe e falënderuan për përkrahjen dhe bashkëpunimin që iu ka ofruar gjatë mandatit të kaluar duke shpresuar që edhe në të ardhmen të kenë një bashkëpunim të tillë.    


RSS

Sign in