Lajmet   Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim komandantin regjional të KFOR-it kolonel Daniel

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim komandantin regjional të KFOR-it kolonel Daniele Bajata - 09 janar 2018

Z. Bajata i shoqëruar nga ushtarak të lartë të KFOR-it, gjatë takimit, u informua nga Kryetari Berisha për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë Kosovës, për sigurinë e përgjithshme, lëvizjen e lirë të qytetarëve të komunës sonë si dhe për proceset e përgjithshme zhvillimore në komunë por edhe në nivel vendi. Z. Bajata shprehu interesim për t’u informuar edhe për përfundimin e zgjedhjeve, punën e asamblesë komunale, investimet komunale, të hyrat financiare, ambientin etj. 

Kolonel Bajata shprehu falënderimin për pritjen që i rezervoi Kryetari Berisha, po ashtu e uroi edhe për rizgjedhjen e tij në postin e Kryetarit të Komunës, si dhe në fund theksoi se sa është e rëndësishme siguria në këtë komunë multietnike e cila i jep mundësitë edhe më të mëdha për punësim por edhe për një zhvillim më të hovshëm.

Kryetari Berisha falënderoi mysafirin e tij duke i premtuar se proceset me të cilat ka ecur kjo komunë deri më tash, do të jenë edhe në të ardhmen prioritet si dhe do të jenë në frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës pa dallim nacionaliteti.


RSS

Sign in