Lajmet   Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, takon përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-s

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, takon përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së - 02 nëntor 2017

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, rezultatet dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Të pranishmit e uruan Kryetarin Berisha për rizgjedhjen Kryetar i Komunës, duke i uruar suksese në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij.  Gjithashtu, Kryetari i uroi ata si pjesë e kësaj fitoreje.

Kryetari Berisha, theksoi përkushtimin e tij për bashkëpunim të mëtejmë dhe premtoi se kjo kategori shoqërore gjithnjë do të ketë përkrahjen e tij.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in