Lajmet   Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në zyrën e tij volejbollistet e Klubit

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në zyrën e tij volejbollistet e Klubit të Volejbollit “Fushë-Kosova” të udhëhequra nga trajneri z. Zijadin Obertinca - 10 nëntor 2017

Fillimisht, lojtaret e këtij klubi si dhe trajneri i tyre e uruan Kryetarin Berisha për rezultatin e thellë të arritur në zgjedhjet e fundit lokale, duke i dëshiruar shëndet e suksese në punë edhe për katër vitet e ardhshme. Ato falënderuan Kryetarin për mbështetjen financiare që kanë pasur gjatë viteve 

të shkuara dhe fal kësaj mbështetjeje ato kanë arritur suksese të njëpasnjëshme deri më tani. Mirëpo ato than që suksesin më të lartë e kanë arritur duke u bërë kampione e Ligës së Parë të Volejbollit në Kosovë, pa asnjë humbje e as një barazim dhe fituese e të gjitha seteve në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani.

Kryetari Berisha i falënderoi volejbollistet e klubit “Fushë-Kosova” dhe iu premtoi mbështetje të fuqishme edhe më tutje, duke iu dëshiruar suksese edhe në të ardhmen me kushte shumë më të favorshme si në infrastrukturë sportive po ashtu edhe në përkrahje morale e financiare.


RSS

Sign in