Lajmet   Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve për mb

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve për mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve, priti në takim disa biznesmenë të rinj si dhe vizitoi kompaninë ‘Greatwood’ - 19 tetor 2017

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim disa biznesmenë të rinj, me të cilët diskutoi për kushtet e favorshme që i ofron Komuna jonë për biznese si dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me punën që janë duke e bërë.

Kryetari, Burim Berisha, po ashtu vizitoi kompaninë ‘Greatwood’, e cila merret me përpunimin e drurit të vjetër, produktet e së cilës janë kryesisht për eksport. Gjatë kësaj vizite Kryetari u njoftua për së afërmi me punën që kryen kjo kompani, me sukseset e arritura deri tani por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen. Kryetari përgëzoi drejtuesin e kompanisë ‘Greatwood’ për punën që është duke e bërë dhe theksoi se do të vazhdojë ta mbështesë këtë kompani si dhe gjithë bizneset e Komunës së Fushë-Kosovës.

Përfaqësuesi i kompanisë ‘Greatwood’ falënderoi Kryetarin, Burim Berisha, për përkrahjen si dhe tregoi që kompania e tij, e cila ka 17 punëtorë, ka për synim zgjerimin e mëtutjeshëm.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in