Lajmet   Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha uron të gjithë besimtarët e Fesë Islame me rast

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha uron të gjithë besimtarët e Fesë Islame me rastin e Festës së Kurban Bajramit - 01 shtator 2017

Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në krijuesin tonë, ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit, afrimin me ata që kanë nevojë, rritjen e kujdesit dhe dashuririsë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët.
Kjo festë na obligon që t’i vizitojmë miqtë dhe të afërmit por le të na shërbejnë edhe më shumë përkushtimi për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit si vlera universale.

Urime! Paqja dhe Mëshira e Zotit Qoftë e Përhershme për Ju dhe Familjet Tuaja!

Me respekt: 
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës
Burim Berisha

 

RSS

Sign in