Lajmet   Kryetari i Komunës z. Burim Berisha priti një delegacion nga Kompania Green-Tec Solutions nga Poloni

Kryetari i Komunës z. Burim Berisha priti një delegacion nga Kompania Green-Tec Solutions nga Polonia - 12 shkurt 2018

z. Artur Kurzyk – Drejtor i Kompanisë  Green-Tec Solutions e informoi kryetarin Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij për mundësinë e investimeve në menaxhimin e mbeturinave në Komunën Fushë Kosovës.

Kompania planifikon ndërtimin e linjave të ndërlidhura teknologjike që mundësojnë menaxhimin e shumicës së mbetjeve komunale të gjeneruara në komunë. Fabrika që parashihet të ndërtohet planifikon:

Renditjen e linjës për shpërndarjen e mbeturinave komunale ndaj fraksioneve individuale (folie, qelq, letër, materiale dhe të tjera) të ripërdorshme.

Makina me presion që shërbejnë për të zvogëluar vëllimin e fraksioneve të mbetjeve individuale për ruajtjen dhe transportin më të lehtë në fabrikat e përpunimit.

Në linjë të përpunimit të plastikës, mbetjeve dhe klasifikimi i karburanteve alternative, pastërtia e lartë përmes metodës kimike, përpunimi i lëndëve djegëse të lëngshme, një termocentral që prodhon energji elektrike dhe ngrohje për nevojat e komunës dhe zonës për rreth etj.

Të gjitha këto investime planifikohen të realizohen në një periudhë prej 6 vitesh ku do të gjejnë punë rreth 150 punëtorë.

Kryetari Burim Berisha duke e mirëpritur këtë iniciativë falënderoi Drejtorin e Kompanisë Green-Tec Solutions z. Artur Kurzyk për gatishmërinë për investime në Komunën e Fushë-Kosovës duke i ofruar edhe bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm.   


RSS

Sign in