Lajmet   Mbahet Sesioni informues dhe trajnues për zhvillimin e bizneseve

Mbahet Sesioni informues dhe trajnues për zhvillimin e bizneseve - 08 shkurt 2018

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Fushë-Kosovë u mbajt sesioni informues dhe trajnues  për skemën e grandeve “Programi i Balancuar i Zhvillimit Rajonal” i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe i deleguar për implementim prej “ARDA”.

Drejtori  i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Fushë-Kosovës, Z. Ekrem Berjani, në fjalën e rastit theksoi se ky sesion informues do t’i ndihmojë bizneset e Komunës së Fushë-Kosovës rreth mënyrës së aplikimit pë të fituar nga këto grande që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal. Drejtori inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit  që të aplikojnë në këto grande, sidomos bizneset fillestare dhe ato që pretendojnë  të rriten dhe të zhvillohen si biznese të konkurushme përtej tregut lokal.

Përfaqësuesit nga “ARDA” kanë informuar qytetarët dhe bizneset rreth kritereve, mënyrës së aplikimit  dhe fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.

 

RSS

Sign in