Lajmet   Memorandum Mirëkuptimi në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe GIZ-it

Memorandum Mirëkuptimi në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe GIZ-it - 04 gusht 2017

Sot, u nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe GIZ-it (Shoqëri Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar). 

Ky projekt ka synim fuqizimin e planifikimit hapsinor dhe menaxhimit të tokës i cili financohet nga 'Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim'.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë në mes të palëve për të shërbyer në përmirësimin e kapaciteteve të komunës që të përformoj më mirë në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të komunës bazuar në kërkesat e ligjit për planifikim hapësinor (2013).

Ky bashkëpunim bazohet në kërkesën e qeverisë së Kosovës, respektivisht MMPH-së, për asistencë teknike Gjermane që ka rrjedhë nga bisedimet bilaterale të mbajtura në muajin Tetor 2015.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in