Lajmet   Hapet edicioni i 6 i festivalit "Euro Kosova Art – Harilaç 2017"

Hapet edicioni i 6 i festivalit "Euro Kosova Art – Harilaç 2017" - 12 qershor 2017

Në fshatin Harilaç të Fushë-Kosovës mbrëmë u hap edicioni i 6 i festivalit “Euro Kosova Art – Harilaç 2017”. Më shumë se 40 artistë, nga vende të ndryshme të botës, kanë shprehur dëshirën për pjesëmarrje në këtë aktivitet, tashmë tradicional, që organizohet nga komuna e Fushë-Kosovës.

Sipas prof. Muhamet Ahmetit, artistët do të vizitojnë dhe do të pikturojnë deri të premten motive të ndryshme të komunës së Fushë-Kosovës, e në veçanti nga Kalaja e Harilaçit, ku janë krijuar kushtet ideale për punë.

Pritet që në përfundim të këtij edicioni të hapet edhe Ekspozita Ndërkombëtare “Euro Kosova Art Festival 6”.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të gjitha përgatitjet që ky festival të kalojë sa më mirë, ndërsa duhet përmendur se festivalin kësaj here e ndihmuan edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Inspektim  Inspektim  Inspektim

 

RSS

Sign in