Lajmet   Njoftim

Njoftim - 05 janar 2018

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës se kemi filluar me zhvendosje të Drejtorive Komunale në objektin e ri të Komunës. Ne kemi planifikuar që kjo zhvendosje të përfundoj deri në fund të këtij muaji sepse ndërrimi i lokacionit, bartja e pajisjeve dhe dokumentacionit na marrin kohë, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj nëse ndonjë shërbim komunal mund të ketë vonesa për arsyet e cekura më lartë. Gjithashtu kërkojmë nga qytetarët që vetëm për kërkesat urgjente t’i drejtohen komunës, përndryshe në objektin e ri do të fillojë puna në muajin shkurt 2018 ku padyshim se do të ketë shërbime komunale më efikase për të gjithë qytetarët e Komunës sonë.

 

RSS

Sign in