Lajmet   Njoftim

Njoftim - 07 shkurt 2018

Ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues dhe trajnues për Skemën e Grandeve "Programi i Balancuar i Zhvillimit Rajonal” të shpallur nga Ministria për Zhvillim Rajonal.

Sesioni mbahet më datë 08 shkurt 2018 në sallen e kuvendit komunal nga ora 10:00, Fushë-Kosovë

Objektivi i përgjithshëm i kësaj Thirrjeje për Propozime është zhvillimi i balancuar socio-ekonomik rajonal përmes zhvillimit të ndërmarrësisë në pesë rajonet ekonomike të Kosovës.

Objektivat specifike të kësaj thirrjeje për propozime janë:

i. Reduktimi i papunësisë duke krijuar vende të reja pune, me theks të veçantë tek të rinjtë;
ii. Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të reja dhe ndërmarrjeve me potencial për rritje;
iii. Mbështetja e kompanive që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.

 

RSS

Sign in