Lajmet   Njoftim nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Njoftim nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural - 04 tetor 2017

Është mbajtur këshillimi i parë për muajin  tetor me të gjithë fermerët e Komunës sonë, të cilët kanë shprehur interesim nga lëmi i  bletarisë me temën ‘Përgatitja e bletëve për dimërim’  me ekspertin e  bletarisë  prof. Zymber Bajraktari. Ky këshillim është mbajtur në kuadër të projektit: Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit shërbimeve këshillimore, që është duke u implementuar 


 në të gjitha komunat e Kosovës nga ESG (Economic Suport Group), kompani konsulente vendore me seli në Gjilan.

Me projekt parashihet  që çdo komunë t’i mbaj nga 2-3 këshillime për çdo muaj brenda vitit, me ekspertë të angazhuar nga projekti, me tema të ndryshme në bazë të kërkesave të fermerëve nga të gjithë sektorët e bujqësisë, si: lavërtaria, blegtoria, pemëtaria, bletaria. mbrojtja e mjedisit, pylltaria etj.

Për këshillimin e radhës brenda këtij projekti 3 vjeçar (2017-2020) do t’ju njoftojmë me kohë. Vlen të theksohet se komuna  jonë ka kontribuar shumë në revitalizimin e sektorit të bletarisë me projekte të shumta, si: furnizim me koshere bletësh, pajisje bletare, por nuk do të mungoj përkrahja e bletarëve nga komuna. Sektori i bletarisë numëron mbi 200 bletarë, prej tyre 25%( 50 bletarë) janë bletarë gjysmëkomercial me nga 30-50 shoqëri bletësh, kurse 75% (150 bletarë) janë bletarë të vegjël me nga 2-5 shoqëri bletësh.

RSS

Sign in